BallinaAktualitetU mbytën në Bunë së bashku me nënën dhe vëllain, homazhe në...

U mbytën në Bunë së bashku me nënën dhe vëllain, homazhe në shkollë për Ergesën e Gresën! Librat e dy motrave në bankë zëvendësohen me lule, shokët e klasës me lot në sy

spot_img
spot_img

Për shkollën “Ndre Mjeda” në Shkodër sot është një prej ditëve më të vështira. Mungesa në klasë e Ergesës dhe Gresës, që humbën jetën në ujërat e lumit Buna bashkë me nënën e vëllain e tyre më 2 Maj, ka lënë një dhimbje të madhe.

Shokët e shoqet e klasës, së bashku me prindërit e tyre u shfaqën të pikëlluar e me lot në sy.

Librat e motrave të moshës 9 dhe 8 vjeç, të dyja në klasën e dytë, u zëvendësuan në bankat e shkollës me lulet e bashkëmoshatarëve të tyre.

Një prej prindërve, e cila ka vajzën në të njëjtën klasë ku mësonin dy viktimat e mitura, u shpreh se e kishin të vështira t’ua shpjegonin fëmijëve të tyre mungesën e Ergesës e Gresës.

“I ka pasur në klasë të dyja vajzat. Është ditë shumë e vështirë, edhe për fëmijët edhe për prindërit. Vajzës ishte e vështira t’ia shpjegoja, i thashë thjesht që ke humbur dy shoqe sepse mami i saj shkoi të lahej në Shirokë”, shprehet ajo.

Trupi i pajetë i 9-vjeçares Egesta u gjet rastësisht në lumin Bunë nga një peshkatar mbrëmjen e 4 Majit, ndërsa Gresa u gjet pasditen e djeshme (6 Maj) pas kërkimeve nga palombarët e RENEA-së dhe forcave të ushtrisë.

Ndërkohë ende s’ka asnjë gjurmë të trupit të nënës, 39-vjeçares Alma Arrazi dhe djalit 3-vjeçar.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular