BallinaKryesoreRithemelimi ndryshon drejtuesit politik të qarqeve! Ja kujt i besohet Shkodra, Vlora...

Rithemelimi ndryshon drejtuesit politik të qarqeve! Ja kujt i besohet Shkodra, Vlora dhe Berati

spot_img
spot_img

Kur na ndajnë një vit nga zgjedhjet parlamentare, Partia Demokratike e Rithemelimit po lëviz për të përcaktuar drejtuesit politik nëpër qarqe.

Burime për gazetarin Osman Stafa bëjnë të ditur se Luçiano Boçi, nga një veprimtari e gjatë politike në Elbasan, tashmë pritet të lëvizë në një qark tjetër. Mësohet se atij do i besohet bastioni historik i demokratëve, Shkodra.

Në zgjedhjet e fundit lokale të 2023-it, demokratët humbën pushtetin mbi këtë qytet. Duket se Luçiano Boçi do të ketë një bast të vështirë për të fituar, për t’u rikthyer demokratëve bastionin e tyre.

Një tjetër qark, i cili sipas burimeve për gazetarin Stafa, i ka tashmë drejtuesit e tij politik është Vlora.

Ky qark do të drejtohet nga Bujar Leskaj dhe Ina Zhupa.

Leskaj do të drejtojë veprimtarinë politike në qytetin e Vlorës, Himarë, Selenicë, ndërsa Zhupa në qytetin e Sarandës, Delvinë, Konsipol, Finiq.

Ndërkohë në qarkun Berat drejtues politik do të jetë Enno Bozdo, i cili është votuar në një mbledhje të kryesisë së PD së Rithemelimit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular