Armando Broja do të larohet nga Çelsi gjatë verës dhe për sulmuesin shqiptar ka filluar që tani interesimi nga klube të ndryshme. Mendohej se ai do të ishte një futbollist i kërkuar në Premier Ligë, por për çudi, ekipi i cili ka shfaqur më shumë interes për lojtarin aktualisht është jashtë Britanisë së Madhe dhe bëhet fjalë për një nga finalistët e Ligës së Kampioneve.
Mediat britanike bëjnë të ditur se kanë nisur negociatat me futbollistit të huazuar te Fullhem dhe Borusias së Dortmundit, që kërkon një tjetër lojtar për sulmin për sezonin e ardhshëm. Skuadra e drejtuar nga Edin Terziç ka bërë mjaft mirë në fazën ofensive, por po kërkon të përforcohet me një element tjetër të perspektivës si Broja, duke shpresuar që ai të ndjekë gjurmët e emrave që ky klub ka vlerësuar duke marrë nga Anglia si Sanço apo Bellingam.
Raportohet se bisedimet mes Dortmundit dhe Çelsit janë në fazë të avancuar dhe vetë Broja është i kënaqur me këtë mundësi që i është shfaqur, ndonëse kjo do të thotë se ai do të largohet nga Premier Liga. PANORAMASPORT.AL