BallinaLifestyleElhaida Dani dhe Ledian Agalliaj do bëhen prindër? Fotoja që nxiti dyshimet!...

Elhaida Dani dhe Ledian Agalliaj do bëhen prindër? Fotoja që nxiti dyshimet! Si balerini prishi fejesën për të nisur romancën me këngëtaren

spot_img
spot_img

Ledian Agallijaj dhe Elhaida Dani krijuan romancën e tyre gjatë “Dancing With the Stars 1”. Çifti shihen kudo bashkë e shfaqin dashurinë e tyre në rrjetet sociale. Sapo Elhaida përfundoi eksperiencën e saj në jurinë e “X Factor”, çifti nisi disa ditë pushime.

Së fundmi, ata kanë publikuar një foto nga Roma, por mbishkrimi na futi në dyshime. “Dy jemi, por ushqehemi sa për tre”, – shkruan Elhaida përbri fotos.

Kaq ka mjaftuar që në rrjet të aludohet për një shtatzëni të mundshme të këngëtares. Kohë më parë në rrjet qarkulluan lajme se marrëdhënia e këngëtares së njohur shqiptare, Elhaida Dani dhe Ledian Agalliaj është në krizë. Megjithatë, së fundmi balerini iu ka dhënë fund zërave për ndarje, teksa e uroi partneren e tij për ditëlindje.

Ai ka postuar në “Instagram” një foto teksa puthte në faqe Elhaidën, duke ua vënë kapakun njëherë e mirë se dyshja nuk janë më bashkë. “Gëzuar ditëlindjen gjysma ime”, – ka shkuar Lediani krahas fotos. Elhaida Dani dhe Ledian Agalliaj nuk arritën të fitonin “Dancng With The Stars”, por sigurisht që fituan njëri-tjetrin.

Ndonëse të shumtë ishin ata që e gjykuan këtë raport të lindur mbi fejesën e prishur të balerinit, dyshja duken më të dashuruar se kurrë e më pranë njëri-tjetrit. Që pasi bënë publike romancën e tyre, Elhaida Dani dhe Ledian Agalliaj janë përballur me reagime nga më të ndryshmet të publikut.

Balerini tha gjatë puntatës së fundit të “Dancing With The Stars” se ndjenja e tyre është shumë reale.

“S’e kam bërë, nuk e bëra dot, unë kam dashur ta bëj diçka të tillë, e menduam të dy dhe thamë jo, nuk e menduam që do të merrte këtë lloj përmase, edhe kur është dhënë videoja, kemi menduar të ndahej kjo copëz e ta mbanim për vete, kjo është shumë reale, e ndjejmë njëri-tjetrin dhe aq”, – u shpreh ai.

Më tej erdhi dhe reagimi i Elhaidës, e cila u shpreh se ajo dhe partneri i saj nuk kanë thyer asnjë kod moral. Ajo theksoi se vendosi ta bënte publike lidhjen e saj për shkak të përgjegjësisë që ka si një personazh publik që është.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular