aser Osmani është personi që mbeti i plagosur nga të shtënat me armë zjarri sot në Shkodër.
Të shtënat ndodhen pasditen e sotme në ‘Salo Osmani;, ndërsa shkaqet e kësaj ngjarjeje nuk dihen ende
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje.
Njoftimi i policisë:
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 16:00, në lagjen Salo Halili, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit është plagosur në kofshë me armë zjarri pistoletë shtetasi J. O., 24 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Shkodrës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet për kapjen e autorit.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.