BallinaPolitikeQeveria ka zeruar pjesëmarrjen qytetare në vendim-marrjen publike!

Qeveria ka zeruar pjesëmarrjen qytetare në vendim-marrjen publike!

spot_img
spot_img

Fjala e deputetit Bujar Leskaj ne Kuvend në Ditën e Evropës!

Projektligji për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, për pjesëmarrjen e Republikës së Shqipërisë në programin “Qytetarët, barazia, të drejtat dhe vlerat”, padyshim shpalos dobi të pjesëmarrjes së vendit tonë në program, por dua të përqëndrohem në një nga kolonat, përfituesit kryesorë të porogramit, shoqërinë tonë civile.

Ngre pyetjen: nga ndikon kjo pjesëmarrje në Program në forcimin e shoqërinë tonë civile?

Dua te vlerësoj ato dhjetra organizata e organizma të kësaj shoqërie, si dhe personalitete, të cilët janë pjesë e natyrshme e saj dhe që, edhe në kushtet e një represioni të jashtëzakonshëm okult të pushtetit, për të mos kritikuar qeverisjen, kanë ngelur kurajozë dhe e dëshmojnë me qëndrimet e tyre kritike në studimet e tyre dhe në objeksionet profesionale të paraqitura në mediat tradicionale dhe në mediat sociale.

Pavarësisht kësaj pjese serioze dhe kurajoze të shoqërisë sonë civile, e cila, për fat të keq, është në minorancë, sot, për shkak të korruptimit që sekti Rama në qeverisje, me armatën e tij të mbi 90 mijë patronazhistëve të Partisë Socialiste, ndarë këta në pozicione të ndryshme të shoqërisë shqiptare, u ka bërë nismave qytetare dhe organizatave të shoqërisë civile, gjykoj se ne nuk kemi një shoqëri civile të fortë, të pavarur nga shteti dhe qeverisja.

Sikurse e shpreh me forcë ideologu dhe politologu i demokracisë Francis Fukuyama në esenë e ti “Kapitali social, shoqëria civile dhe zhvillimi”, se “Nuk ka garanci se organizatat jofitimprurëse të krijuara vetë dhe që prezantohen si interes publik, të përfaqësojnë me të vërtetë interesin publik. Është tërësisht e mundur që një sektor OJF-sh tepër aktiv, të përfaqësojë një politizim të tepruar të jetës publike, e cila ose mund ta prishë politikën publike ose ta çojë atë në një pikë të vdekur”.

Synimi juaj ky i dyti është, ta çoni shoqërinë civile në një pikë të vdekur.

Qeveria sot ia ka dalë të mbysë apo të pengojë deri në falimentim çdo organizim të shoqërisë civile, që guxon të dalë kundër interesave të saj okulte. Mjafton të shikojmë sot situatën e vështirë gati për mbyllje, të portalit të njohur “Open Data Albania”, vetëm pse ka denoncuar në vijimësi abuzimet në tenderat publikë me paratë e taksapaguesve dhe indiferencën e kësaj shoqërie apo kësaj mazhorance.

Izolimin dhe mungesën e ndikimit përcaktues të asaj pjese të pavarur të shoqërisë sonë civile e ka vërtetuar edhe një studim i Fondacionit Westminster për Demokracinë (WFD), mbi pjesëmarrjen e organizatave të shoqërisë civile në vendimmarrjen publike në Shqipëri.

Ky studim vëren një luhatje të misionit të këtyre organizatave, shumica të mikluara dhe financuara në mënyrë selektive nga pushteti i sotëm, duke prodhuar varësi të fortë nga fondet qeveritare dhe ndikim shumë të kufizuar ose gati të zeruar, në transformimin aktual shoqëror, politik dhe ekonomik të vendit.

Studimi thekson se, edhe pse sektori i shoqërisë civile është zgjeruar, përsa i përket numrit të përgjithshëm të OJF-ve brenda dhe jashtë Tiranës gjatë pesë viteve të fundit, kjo nuk ka rezultuar në konsolidimin e një shoqërie civile të gjallë dhe të mirëfilltë.

Ju nuk synoni mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave dhe vlerave të parashikuara në traktatet e Bashkimit Evropian, në Kartën e të Drejtave Themelore të Bashkimit Evropian dhe në konventat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut në fuqi, duke mbështetur organizatat e shoqërisë civile dhe palët e tjera të interesuara aktive në nivel lokal, rajonal dhe kombëtar.

Ju, sekti juaj, jeni të interesuar vetëm të shkurajoni pjesëmarrjen e lirë qytetare e demokratike në vendim-marrjen publike, apo në projekte, si pjesemarrja ne Programin e mesiperm, per te njohur Europen dhe vlerat e saj. Kujtoj ketu nje studjues, nje Rilindas te vertete, botuesin e “Plejades”, Ndriçim Kulla, me projektin e tij te para 4-5 viteve, “Te njohim Europen”.

Projekti perfaqesonte nje program te tere me botime per te rinjte, per te njohur Europen qe duam t’i bashkohemi. Projekti i tij, edhe pse z. Kulla aplikoi kudo ne portalet tuaja shteterore, nuk mori asnje mbeshtetje nga programet tuaja te shumta me parate e taksapaguesve shqiptare.

Mendoj se sot, me paralizimin total të mendimit dhe veprimit të pavarur qytetar nga sekti në qeverisje, e kemi të pamundur që të shpresojmë, se me votimin e këtij projektligji, do të arrihet të mbështetet e të zhvillohet më tej shoqëria e hapur në Shqipëri, e bazuar në të drejta demokratike të barabarta e gjithëpërfshirëse.

Sigurisht qe kontributi vjetor i shtetit tone me 180 mije euro ne vit, nuk eshte asgje, ne krahasim me çka perfiton shoqeria jone civile nga Programi, apo edhe institucione te tjera tek ne, ne nivel qendror dhe vendor.

Ne fakt, ky projektligj i kthyer në ligj, më vjen keq ta pohoj këtë, do të shërbejë vetëm për t’ju hedhur hi syve aleatëve tanë perendimorë, pasi, për ta realizuar programin “Qytetarët, barazia, të drejtat dhe vlerat”, mungon tek ne elementi kryesor, një shoqëri civile e pavarur nga shteti dhe sekti qeverisës. Ose me sakte, ajo pjese e shoqërise civile, qe eshte e pavarur vertet, eshte tejet e izoluar.

Pavarësisht vlerave të programit “Qytetarët, barazia, të drejtat dhe vlerat”, ne si deputetë kemi për detyrë parësore të punojmë, rivëmë në punë Komitetin Kombëtar të Shoqërisë Civile, përmes inisiativave të pazotëruara nga patronazhistët dhe përmes veprimit të lirë qytetar.

Ky Komitet duhet të jetë një partner i natyrshëm dhe kryesor, jo vetëm i Agjencisë Shtetërore të Mbështetjes së Shoqërisë Civile, që, për hir të së vërtetës, në masën më të madhe të saj mbështet vetëm strukturat e organizuara të patronazhistëve, të maskuar në qendra e forma të tjera të shoqërisë civile, por edhe i Programit “Qytetarët, barazia, të drejtat dhe vlerat “ të Bashkimit Evropian, për të kanalizuar paratë e taksapaguesve te Shteteve Anëtare të Bashkimit Evropian, tek ato dhjetra organizime të shoqërisë sonë civile, që janë kurajoze, profesionale dhe realisht të pavarura.

Ne kemi specialistë dhe personalitete, ku përmend Fatos Lubonjën, Ndriçim Kullën, Prof. Përparim Kabon, Profesor Gëzim Tushen, Arianita Brahaj e dhjetra e dhjetra të tjerë, autoritete të sferave të ndryshme të mendimit politik, shoqëror dhe ekonomik shqiptar, të cilët janë krejtësisht të pavarur në idetë dhe analizat e tyre, nga interesat e qeverisë së momentit.

Prandaj dhe është e domosdoshme që Programi “Qytetarët, barazia, të drejtat dhe vlerat” të bashkëpunojë me Komitetin e riorganizuar Kombëtar të Shoqërisë Civile, që këto para të taksapaguesve evropianë, të menazhuara nga Programi, të shkojnë realisht në dobi të qytetarëve tanë dhe të forcimit të shoqërisë civile të pavarur të Shqipërisë.

Komuniteti i donatorëve tek ne duhet të mbështesë zhvillimin e një rrjeti vullnetarësh dhe platformash koordinimi për aksion civil në sektorët më jetikë të shërbimeve publike ndaj qytetarëve, të ekonomisë dhe shoqërisë sonë, pa kërkuar si kusht “sine qua non” (të domosdoshëm), pëlqyeshmërinë e strukturave shtetërore.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular