Mina HYSA
Kanë kaluar dy dekada e gjysëm nga dita kur bankat njëzëri pranuan të kenë dhe krijojnë shoqatën përmes të cilës të mbrojnë interesat e industrisë së tyre duke i përfaqësuar në çdo tryezë institucionale dhe qe do të duhet zëri i industrise bankar. Duket theksuar qe puna e Shoqates ka qene e jashtezakonshme dhe e nje rendesi te veçante sa i perket industrise dhe per kete nje merite ka dhe kryetari i AAB z.Bledar Shella dhe dhe sekretari i AAB z.Spiro Brumbulli i cili di shume mire te jete jo vetem nje profesionist i fushes por dhe nje organizator shume i mire dhe fal punes ne ekip te arrij te çoj sektorin bankar tek qytetaret dhe grupet e interesit dhe kjo eshte bere e mundur permes fushatash sensibilizuese, takimesh te ndryshme, trajnime etj. Ne keto 25 vite nje pune e mire eshte bere edhe nga paraardhes si Z. Silvio PEDRAZZI etj.
Ndonëse ditëlindjen AAB e ka patur më 14 prill, te henen do të festohet 25 vjetori me një ceremoni gala në datën 13 maj 2024.
Ditëlindja dhe eevolimi i Shoqatës Shqiptare të Bankave (AAB
Në 14 prill 1999, ligjërisht, u njoh dhe u deklarua themelimi i Albanian Bankers Club, i cili në 30 maj 2002 ndryshoi në Albanian Association of Banks /Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB).
Kanë kaluar 25 vite nga data e themelimit të AAB, një organizatë tërësisht e ndërtuar me kontributin e anëtarëve të saj, ku çdo bankë është anëtare dhe ku të gjithë mbështesin veprimtarinë e saj për rregullimet dhe ndryshimet ligjore, transformimin bankar, trajnimet dhe zhvillimin e kapaciteteve njerëzore të domosdoshme për industrinë bankare, edukimin financiar dhe komunikimin publik.
AAB, duke folur me një zë për interesat e industrisë bankare dhe zhvillimin e ekonomisë, sipas standardeve më të përparuara ndërkombëtare, është bërë partnere e pashmangshme e tavolinave institucionale, një zë më shumë nga ambienti i brendshëm kundrejt institucioneve shtetërore, institucioneve mbikëqyrëse dhe institucioneve ndërkombëtare. Kështu ajo është rritur në vite dhe ka fituar respekt, bashkëpunim dhe vlerësim për pjesëmarrjet në veprimtari të ndryshme, për propozime dhe sugjerime të dhëna, për përfaqësim të industrisë, për komunikimin me publikun dhe median, për cilësinë e trajnimeve, për profesionalizmin e treguar kudo dhe për çdo gjë!
AAB është rritur në 25 vite sipas modeleve më të mira ndërkombëtare, duke qenë një organizatë shumë dinamike dhe shumë mirë e orientuar në vizionin dhe strategjinë e vet. Ajo është anëtare e disa bordeve kombëtare dhe është gjithashtu anëtare e asociuar e Federatës Evropiane të Bankave.
AAB publikon rregullisht aktivitetin e saj vjetor, duke qenë tërësisht transparente me anëtarët, rregullatorët dhe publikun.
Për këdo që është i interesuar të mësojë më shumë rreth arritjeve të saj në vite, është i lutur të shfletojë dokumentet e publikuara në faqen e AAB: aab.al.
𝗦𝗵𝗼𝗾𝗮𝘁𝗮 𝗦𝗵𝗾𝗶𝗽𝘁𝗮𝗿𝗲 𝗲 𝗕𝗮𝗻𝗸𝗮𝘃𝗲 (𝗔𝗔𝗕) : 𝟮𝟱 𝘃𝗷𝗲𝘁
Që nga themelimi i AAB, bankat flasin në një zë për interesat e industrisë bankare dhe zhvillimin e ekonomisë, duke nxitur rregullimet ligjore, transformimin bankar, zhvillimin e burimeve njerëzore, edukimin financiar dhe zhvillimin e qëndrueshëm.
Sot, AAB qëndron si një zë i respektuar në tryezat e rrumbullakëta institucionale, pjesë e diskutimeve me institucionet shtetërore dhe organizmat ndërkombëtare. Me përkushtim ndaj profesionalizmit dhe inovacionit, AAB vazhdon të ngrejë standardet e industrisë dhe të nxisë bashkëpunimin.
Festojmë 25 vite përparim dhe sukses të vazhdueshëm.