Një tjetër qendër masazhesh, ku ushtrohej aktiviteti i jashtëligjshëm i prostitucionit, u zbulua këtë fundjavë në kryeqytet.
Në operacionin e koduar “Flower”, policia zbuloi biznesin, ku përveç aktivitetit të regjistruar ligjërisht si qendër masazhesh, ushtrohej edhe aktiviteti i kundërligjshëm i prostitucionit.
Në pranga ra menaxherja 28-vjeçare, ndërsa u vunë nën hetim katër punonjëse seksi, të moshave 25-35 vjeçe. Në kërkim u shpall një 29-vjeçar që dyshohet se është ‘pronari’ i këtij biznesi.
Qendrat e masazheve, që shërbejnë si fole prostitucioni, janë shndërruar në një problem shqetësues në Tiranë dhe qytetet e tjera.