BallinaPolitikeRama nga Athina kërkon shfuqizimin e ‘ligjit të luftës’ me Greqinë: Absurditet...

Rama nga Athina kërkon shfuqizimin e ‘ligjit të luftës’ me Greqinë: Absurditet që duhet të largohet nga tryeza e marrëdhënieve tona

spot_img
spot_img

Kryeministri Edi Rama nga Athina ka kërkuar shfuqizimin e ligjit të luftës, që siç u shpreh kreu i qeverisë është një absurditet që duhet të largohet nga tryeza e marrëdhënieve mes Greqisë dhe Shqipërisë.

Rama u shpreh se me vullnet politik mund te kapercehen te gjitha probleme e mbartura.

“Në vitin 1947 Greqia ratifikon traktatit  e paqes me Italinë dhe gjendja e luftës mbaron. Ndërsa me Shqipërinë dekreti i gjendjes së luftës dhe për rrjedhoja pasojat e këtij ligji mbeten në fuqi sot e gjithë ditën. Megjithëse në vitin 1998 të dyja shtetet kanë miratuar traktatin e miqësisë. Si ka mundësi që dy vende janë bashkë në NATO, kanë nënshkruar traktatin e miqësisë të mos jetë shfuqizuar gjendja e luftës bashkë me pasojat e një ligji lufte të 84 viteve më parë?!”, tha Rama.

“Në këto vite unë dhe qeveria ime jemi përpjekur që ky absurditet të largohet nga tryeza e marrëdhënieve tona. Ashtu sic jemi përpjekur që ti adresojmë sa më drejtë me dialog, me mirëkuptim të gjitha çështjet e mbetura mes vendeve tona. Unë kam bindjen se nëse ka vullnet të mirë të gjitha mosmarrëveshjet zgjidhen pa pritur që të kalojnë edhe 84 vite të tjera”, vijoi kryeministri.

Teksa vleresoi bashkëpunimin me kryeministrin aktual grek, Rama kritikoi te majten greke, sivëllezërit e PS ne Shqiperi, parti e cila eshte ne opozite.

“Tek kryeministri aktual unë kam gjetur bashkëbiseduesen më të hapur në këto 10 vite. Por qasjet dhe opinionet e sivëllezërve tanë të majtë të opozitës greke e kam pasur të vështirë ti kuptoj. Nuk është puna ime të jap mend, as e drejta ime të ndërhyj në punët e tyre, aq më tepër që në Shqipëri kemi një opozitë që bën të njëjtën gjë. Sa herë merret me punët e jashtme të Shqipërisë u fryn burive të nacionalizmit  elektoral. Por thjesht do t’u thosha miqësisht se kur kanë ndërmend të përmendin Shqipërisë me siguri do ti ndihmonte edhe një komunikim i drejtpërdrejtë me ne në Tiranë”, tha Rama.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular