Një person është gjetur i pajetë buzë lumit Vjosa në në fshatin Fitore të njësisë administrative Novoselë.
70-vjeçari, i njohur me emrin Berti, është gjetur pa jetë buzë lumit Vjosa në një kasolle ku qëndronte, pasi ai gjatë ditës peshkonte aty.
Gazetari i Top Channel, Mikel Marsi, raporton se policia ka mbërritur në vendngjarje ka këqyrur dhe trupin pa jetë.
Sipas banorëve viktima vuante nga mushkëritë dhe dyshohet se shkaku i humbjes së jetës ka qenë problemi shëndetësor.
Hetimet vijojnë nga policia, për të zbuluar shkakun përfundimtar të vdekjes së 70-vjeçarit.