Prej disa kohësh po përflitet një ndarje mes aktorit të humorit Bes Kallaku dhe këngëtares Xhensila Myrtezaj. Kjo u aludua vazhdimisht në media por asnjëri nga palët nuk dha një deklaratë. Kësaj radhe ka qenë Besi i cili në një rrëfim të fundit në një program tha se janë të ndarë dhe se fëmijët jetojnë me Xhensilën.
Këngëtarja e njohur, Xhensila Myrtezaj, ka ndarë disa momente të bukura në profilin e saj të Instagramit, ku shfaqet së bashku me djalin e saj Amen. Artistja ka bërë një dedikim tepër emocionues për Amen, i cili sot feston 6 mujorin e lindjes.
Përmes disa postimeve të bërë në Instastory, këngëtarja shihet në disa momente qetësie me të birin e saj.
“6 muaj me ty, fuqia, paqja, ajri i shpirtit tim. Më transformove si asnjëherë më parë, i bekuari Amen, shpëtimtari im”, shkruan Xhensila bashkangjitur postimit të saj”.