Duke nisur nga sot, marrëveshja me Italinë për njohjen e pensioneve të mbi 500 mijë shqiptarëve do të diskutohet në komisionet parlamentare.
Drafti në fjalë pritet që të prezantohet në komisionin e Ekonomisë dhe Financave si dhe në atë të Politikave të Jashtme, nga ekspertët
Kujtojmë se dy ministrat, ai shqiptar, Igli Hasani dhe Antonio Tajani më 6 shkurt të këtij viti firmosën marrëveshjen për njohjen e viteve të punës për pension të shqiptarëve dhe italianëve. Marrëveshja do të zbatohet për sigurim për pleqërinë, invaliditetin, pension familjar sigurim për përfitim për sëmundjet dhe barrë-lindjen dhe sigurim i papunësisë.