BallinaAktualitetOrë me diell, reshje shiu dhe breshër! Si parashikohet moti për javën,...

Orë me diell, reshje shiu dhe breshër! Si parashikohet moti për javën, temperaturat deri në 30 Gradë Celsius

spot_img
spot_img

Njoftimi i SHMU:

Për javën që nisim përpara:

Vendi ynë parashikohet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme. Masat ajrore që qarkullojnë janë relativisht të lagështa.

Moti përgjatë gjithë javës parashikohet me kthjellime dhe vranësira në shtim kryesisht nga orët e mesditës, të cilat hera –herës pasohen me reshje shiu me intensitet të ulët ndërsa në relievet malore lokalisht mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër. Në zonat luginore prani e e mjegullës/ mjegullinës në orët e mëngjesit si dhe në momentin e reshjeve. Parashikohet rritje graduale e temperaturave kryesisht ato të mesditës ku ditën e Enjte pritet që vendet e ulta të arrijne deri në 30 gradë celcius.

Era parashikohet  të jetë me drejtim juglindje – verilindje me shpejtësi mesatare 2-8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina kryesisht ditën e enjte e të premte  fiton shpjetësi 12-16m/sek. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 2-3 ballë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular