Deputeti socialist Lavdrim Krrashi në një intervistë për “News Hour” në ABC News, komentoi mesazhet e kryeministrit Edi Rama gjatë takimit me shqiptarët në Greqi.
Ai tha se kryeministri Rama dha mesazhe pozitive dhe vlerësoi mërgatën shqiptare në Greqi.
Në lidhje me takimin ku pati me mijëra shqiptarë, deputeti socialist tha se shqiptarët sot janë bërë më krehë për rolin që mund të japin për zhvillimin e vendit.
“Shqipëria sot është në një stad krejt tjetër. Ai (Rama) kërkoi ndjesë për atë që nuk ka bërë ose ka bërë gabim dhe kjo është shenjë qytetarie. Për mua ishte një fjalim i shkëlqyer në sensin që vlerësoi mërgatët në Greqi. Rama ka treguar se nuk është politikan nacionalist por patriot. Sot shqiptarët e Greqisë dhe kudo ku jetojnë ndodhen më të motivuar, janë bërë me krahë për rolin që mund të japin në zhvillimin e mëtejshëm të vendit.
Krejt takimi ishte pozitiv dhe emocionues, përveç pjesëmarrësve në sallë kishte edhe njerëz që ishin jashtë sallës. Mesazhi ishte që shqiptarët e grekët kanë bashkëpunuar ndër shekuj me njëri tjetrin.
Shqiptaria është një vend me standard demokratik të dëshirueshëm, është vend anëtar i NATO-s. Ajo që është e rëndësishme për mua është që… se ky është takim i parë. dita e mirë duket që në mëngjes, thotë populli një shprehje. Për mua emigrantët janë ambasadori i një vendi.”, tha ai