BallinaAktualitet“Erdgysi i dogji rrobat Almës”, Anila Hoxha zbulon detaje tronditëse: I dërgoi...

“Erdgysi i dogji rrobat Almës”, Anila Hoxha zbulon detaje tronditëse: I dërgoi mesazh kunatës “pse s’më tregove që…”

spot_img
spot_img

Gazetarja Anila Hoxha ka zbuluar detaje të reja nga tragjedia në Shkodër, ku 39-vjeçarja Alma Arrazi i dha fund jetës duke u mbytur në lumin Buna së bashku me tre fëmijët e saj.

Hoxha tha në emisionin “Breaking” në Top News se prej një muaji Alma dhe Erdgys Arrazi nuk shkonin mirë, dhe ndërsa ajo ishte larguar së fundmi nga shtëpia, Erdgysi ia kishte djegur të gjitha rrobat.

Po sipas gazetares Hoxha, Erdgysi ishte fshirë nga telefoni të gjitha komunikimet që kishte patur me Almën gjatë muajit të fundit. Ky i fundit, sa herë që dilte nga banesa, i bënte “bllok” në rrjetet sociale dhe telefon Alma Arrazit që të mos e shqetësonte.

Gazetarja Anila Hoxha tha gjithashtu se Erdgysi i dërgoi një mesazh kunatës ku i shkruante pse nuk i tregoi se Alma e kishte parë me të dashurën.

“Erdgysi ka djegur rrobat e Almës pasi ajo ishte larguar nga shtëpia, kjo është provuar edhe nga prokuroria. Erdgysi, sa herë dilte nga banesa i bënte bllok Almës, që të mos e shqetësonte. Erdgysi i dërgoi një mesazh kunatës ku i thoshte “pse nuk më tregove që më kishte parë”. Nuk është pyetur vetëm kunata në prokurori, por edhe babai, motra dhe vëllai i Almës.

Erdgysi ka fshirë nga telefoni të gjitha bisedat me Almën që kishte kryer prej 1 muaji. Alma magjithatë shpresonte se do ia dilte të ruante familjen. Për sa kohë ajo ka shpresuar dhe e ka falur, ka vazhduar të qëndrojë deri sa e ka parë me të dashurën. 

Alma kishte lidhje të fortë me kunatën, ajo është e tronditur. Ka kamera të tjera të sekuestruara, që i kanë kaluar prokurorisë. Janë dy biznese të tjera ku është bërë kërkesë që të administroheshin kamerat e sigurisë”, u shpreh gazetarja Hoxha.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular