Ilnisa e ftuar në “Mos i bjer me top” me Ronaldo Sharkën në Top Channel tregoi ndjesinë dhe përjetimin kur takoi babanë e Meritonit dhe vëllanë e tij.
Ajo shprehet se ishte emocionuese, por në ato moment ngriu.
Ronaldo Sharka: Ke folur me familjarët e Meritonit?
Ilnisa: Unë babanë e Meritonit dhe Rinorin që i përshëndes, zotin Sami shumë dhe Rinorin, të gjithë familjen unë i takova që mbrëmjen që i bënë surprizën Meritonit. Ishte i njëjti emocion, është shumë e çuditshme, edhe atje ngriva se unë jam një njeri shumë i çiltër në ndjesinë e parë, por jam shumë emocionale kur bëhet fjalë për gjëra që ti i do dhe do t’i ruash dhe t’i kesh në jetë. I pashë portalet atë mëngjes edhe vazhdova ditën me një buzëqeshje në fytyrë.