Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka njoftuar se ka nisur rehabilitimi i shtresave asfaltike të aksit rrugor Tiranë-Durrës.
Sipas ARRSH, procesi i punës do të fillojë nga Sukthi në drejtim të Tiranës. Njëra korsi lëvizjeje do të jetë e lirë për drejtuesit e mjeteve dhe tjetra do të jetë përkohësisht e bllokuar në një gjatësi prej 500 metra.
Me përfundimin e punës në këtë gjatësi, bllokimi do të spostohet në 500 metra të tjerë për vijimin e punës.
Me qëllim shmangien e aksidenteve, ARRSH udhëzon drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë sinjalistikën rrugore të vendosur në objekt dhe kërkon mirëkuptimin e tyre për ndërhyrjen që do të kryhet.