Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico është qëlluar me armë zjarri. Sipas informacioneve të para, ai ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spital.
Sipas informacioneve, gjithçka ka ndodhur pas një mbledhjeje të kabinetit dhe kur ka dalë nga godina Fico është qëlluar me armë zjarri.
Autori ndodhet në paraburgim dhe sipas dëshmitarëve okularë objektivi i tij ishte pikërisht kryeministri i Sllovakisë.
Ngjarja ka ndodhur në një qytet 150 kilometra larg Bratislavës.
Rrjeti i lajmeve TA3 raportoi se autori qëlloi katër herë në drejtim të kryeministrit, por vetëm një pumb e ka kapur në bark.