BallinaAktualitetMakinat elektrike, DPSHTRR: Në janar-prill, 92% më shumë mjete të reja

Makinat elektrike, DPSHTRR: Në janar-prill, 92% më shumë mjete të reja

spot_img
spot_img

Katër muajt e parë të vitit kanë shënuar rritje të dukshme të mjeteve elektrike të regjistruara në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor në vend.

Statistikat e bëra publike nga ky institucion tregojnë se në janar-prill u regjistruan 92% më shumë mjete vetëm elektrike në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

“DPSHTRR, mbështetur në misionin e saj për një flotë mjetesh green (gjelbra/ miqësore me mjedisin), i kushton rëndësi edhe analizimit të statistikave mbi mjetet elektrike.

Janar – prill 2024 prezanton shifra motivuese ku: Mjete All Electric janë 818 mjete të regjistruara. Janë 370% më shumë krahasuar me Janar-Prill 2022 dhe 92% më shumë krahasuar me Janar-Prill 2023” vlerëson DPSHTRR.

Sipas të dhënave, 16.9% e mjeteve vetëm elektrike, të regjistruara, ishin me zero kilometra, pra që dalin për herë të parë në qarkullim. Kjo është 7% më shumë krahasuar me janar prill 2023. Në prill flota e mjeteve vetëm elektrike ishte 4,120 mjete.

Të dhënat analizojnë edhe mjetet që janë hibride.

“Mjete Electric / Hybrid Plug-In ishin 1,529 të regjistruara. Kjo është 261% më shumë krahasuar me Janar-Prill 2022, 99% më shumë krahasuar me Janar-Prill 2023. 37% e autoveturave me të regjistruara për herë të parë janë Electric / Hybrid Plug-In.

Në fund të prillit, flota e mjeteve Mjeteve Electric/Hybrid Plug-In ishte 8,574 mjete apo mbi 13 herë në raport me vitin 2019” thuhet në statistikat e DPSHTRR.

Teksa interesi për mjete elektrike është gjithmonë e më i lartë duket se ajo që e kufizon këtë rritje që të jetë më e shpejtë është mungesa e infrastruktura së karikimit për këto mjete.

Enti Rregullator i Energjisë raportoi në raportin vjetor 2023 se gjatë vitit të shkuar, janë instaluar 26 pika të reja për njësi të karikimit të makinave elektrike, përkatësisht në Durrës 2 me fuqi të instaluar 250 kë, ndërsa në Tiranë janë në total 26 kontrata me fuqi të instaluar 2565 kë.

“Megjithëse numri total i automjeteve elektrike ka pasur një rritje të qëndrueshme për më shumë se gjysmë dekade, shumë kompani dhe konsumatorë individualë ende nuk janë të vetëdijshëm sesi makinat elektrike krahasohen me makinat tradicionale me karburant” nënvizonte ERE./Monitor

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular