BallinaAktualitetRinisin aplikimet për elektricistë, OSHEE hap 240 vende të reja pune, në...

Rinisin aplikimet për elektricistë, OSHEE hap 240 vende të reja pune, në fokus të rinjtë deri 35 vjeç

spot_img
spot_img

Kompania OSHEE Group ka nisur fushatën e re të rekrutimeve për elektricistë, ku në fokus do të jenë të rinjtë deri në moshën 35 vjeç. Kjo është thirrja e dytë e aplikimeve për 240 vende të reja pune në pozicionet: elektriçist i linjave të tensionit të mesëm dhe të ulët, elektriçist i linjave të tensionit të lartë dhe operator nënstacioni.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me administratorin e OSHEE-së, Enea Karakaçi dhe administratorin e OSSH-së, Blendian Dalipi, gjatë prezantimit të kësaj nisme, theksuan rëndësinë e procesit të rekrutimeve të reja, që synon rigjenerimin e kompanisë, veçanërisht të punonjësve të terrenit.

“Duke nisur që sot ne hapim një thirrje për vendet vakante të punës, që janë rreth 240, dhe këto vende pune vakante sigurisht duhet të popullohet, por tani me një ndryshim. E patëm thënë këtë në krye të herës, që mos të na paragjykoni, sepse ne do të tërheqim moshat e reja edhe më pas do të vazhdojmë edhe me mosha më të pjekura. Kështu, kjo thirrje shkon deri në moshën 35-vjeçare dhe do të qëndrojë e hapur për një muaj”, u shpreh Balluku.

Duke shprehur mbështetjen për punonjësit e terrenit, të cilët shërbejnë në çdo cep të vendit, pavarësisht vështirësive të motit, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku tha se të rinjtë që i janë bashkuar OSHEE-së dhe do t’i bashkohen edhe në të ardhmen, do të sjellin një frymë të re, duke u gërshetuar edhe me stafet, që shërbejnë pranë kësaj kompanie prej vitesh.

“Unë besoj se, edhe të rinjtë që do vijnë, do të kenë mundësi të sjellin me vete një frymë të re. Një frymë të re, pasi OSHEE është një ndërmarrje e cila rigjenerohet qoftë nga idetë, qoftë nga produktet, qoftë nga reformat edhe nga stafi. Ne i kemi parë frytet e para të një reforme të thellë, që kemi nisur në fillim të vitit të kaluar, dhe pa dyshim do të vazhdojmë me të njëjtin ritëm. Ky është një vit, ku parashikohen shumë investime”, tha Balluku.

Gjatë muajit tetor 2023, OSHEE hapi thirrjen për të afruar dhe punësuar të rinj deri në moshën 25 vjeç për pozicionet elektriçist dhe futurist, të cilët kaluan në një proçes të imtësishëm testimi dhe përzgjedhjeje.

Administratori i OSHEE-së, Enea Karakaçi tha se vetëm gjatë muajit shkurt u punësuan 60 më të mirët në qytete të ndyshme të Shqipërisë: Tiranë, Has, Korçë, Lezhë, Shkodër, Pogradec, Burrel, Peqin etj. Sipas administratorit Karakaçi, këta të rinj u punësuan dhe po trajnohen më tej nga OSHEE Group, që aktualisht është një ndër punëdhënësit më të mirë në treg, përsa i përket menaxhimit, nivelit të pagave dhe mundësisë për zhvillim në karrierë, duke qenë se ka mbi 7 mijë të punësuar.

Administratori Karakaçi theksoi se kompania OSHEE udhëhiqet nga përkushtimi për të ndërtuar një korporatë solide dhe eficiente, ndaj prioritet mbetet punësimi i individëve të kualifikuar, qoftë nga sistemet e arsimit profersional, qoftë nga arsimi universitar.

“Si një punëdhënës i fuqishëm, OSHEE-ja do të përforcojë bashkëpunimin me sistemin arsimor profesional dhe universitar, për të përshtatur kërkesën dhe ofertën tonë për të ardhmen në lidhje me forcat punëtore të kualifikuara. Kjo do të thotë se do të afrohemi ngushtësisht me sistemin arsimor në ndërtimin e programeve të ardhshme për teknikët, elektricistët dhe inxhinierët, në lidhje me nevojat e aftësive dhe numrin e talenteve të nevojshme”, tha administratori i OSHEE Group.

Sipas tij, ky bashkëpunim do të përforcohet më tej me disa programe zyrtare dhe bashkëpunim të ngushtë për kryerjen e praktikave profesionale në OSHEE Group, workshopeve të rregullta në shkolla me profesionistët e OSHEE Group, si dhe me programin Graduate, që do tërheqë ekselentët nga arsimi universitar.

Për t’u bërë pjesë e kësaj fushate rekrutimi, të gjithë të interesuarit mund të paraqesin aplikimet e tyre në adresën e emailit: [email protected].

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular