BallinaEkonomiFOTOT/Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB) festoi 25-vjetorin e themelimit. Detajet nga ceremonia

FOTOT/Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB) festoi 25-vjetorin e themelimit. Detajet nga ceremonia

spot_img
spot_img

Më 13 maj 2024, Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB) festoi 25-vjetorin e themelimit të saj. Ceremonia mblodhi së bashku anëtarë, bashkëpunëtorë dhe partnerë kombëtarë dhe ndërkombëtarë të AAB-së ndër vite. Udhëtimi, i shënuar nga momente historike dhe arritje, ka pozicionuar AAB-në një partnere të pashmangshme të tavolinave institucionale të diskutimit, së bashku me institucionet shtetërore, institucioneve mbikëqyrëse dhe institucioneve ndërkombëtare. Ndër vite, AAB është rritur dhe ka fituar respekt, bashkëpunim dhe vlerësim për pjesëmarrjet në veprimtari të ndryshme, për propozime dhe sugjerime të dhëna, për përfaqësim të industrisë.

Ceremonia e 25-vjetorit filloi me një përshkrim historik, i cili tregoi evoluimin e funksioneve të  shoqatës dhe ndikimin e saj në sektorin bankar gjatë 25 viteve të fundit. Të ftuarit e nderit patën rastin që në fjalën e tyre përshëndetëse të urojnë AAB-në në këtë përvjetor si dhe uruan vijimin e bashkëpunimit të suksesshëm.

Presidenti i Shoqatës Shqiptare të Bankave, z. Bledar Shella, përcolli mesazhin optimist se AAB do të vijojë të jetë zëri mbështetës i zhvillimeve të reja teknologjike me pafundësi mundësish dhe oportunitetesh për të bërë biznes me fokus klientin, duke përshtatur shërbimet dhe produktet sipas kërkesave të klientit. Bankat janë pjesë e evolucionit dhe revolucionit digjital, drejt modelit të bankingut të plotë digjital, si alternativë sfiduese ndaj bankingut tradicional, dhe e gatshme të përballojë çdo kërkesë në vend në rrugën e zhvillimit si nga sektori publik, ashtu edhe nga sektori privat.

Të pranishmit u përshëndetën nëpërmjet një video mesazhi nga Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Federatës Evropiane Bankare, z. Wim Mij.

Në fjalën e radhës z. Gent Sejko, Guvernator i Bankës së Shqipërisë, theksoi punën e madhe  të Qeverisë Shqiptare, Bankës së Shqipërisë dhe AAB-së, për realizimin e disa reformave të rëndësishme strukturore gjatë dekadës së fundit.

Ministri i Financave, z. Ervin Mete, cilësoi AAB-në si një platformë koordinimi brenda sektorit bankar dhe një aktor të rëndësishëm për sa i përket përfaqësimit të këtij sektori.

Një nga momentet kryesore të aktivitetit ishte prezantimi i çmimeve dhe vlerësimeve mirënjohëse në nder të 25 punonjësve të bankave, të cilët kanë dhënë kontribut të rëndësishëm për industrinë bankare në më tepër se 25 vite eksperience pune në këtë industri.

Në shenjë vlerësimi, të pranishmëve iu dhurua një libër i dedikuar që përshkruan ndikimin e bankave në ekonomi dhe financimin e ekonomisë që pas shpalljes së Pavarësisë.

Ceremonia vijoi me një pritje cocktail, duke nxitur marrëdhënie dhe mundësi bashkëpunimi mes të pranishmëve.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular