BallinaAktualitet“Brenga e Prokurorit” merr çmimin “PROZA MË E MIRË” në panairin “Kamza...

“Brenga e Prokurorit” merr çmimin “PROZA MË E MIRË” në panairin “Kamza Lexon”. Ja motivacioni…

spot_img
spot_img

Ahmet Prençi, një emër tashmë i njohur për lexuesin edhe si krijues dhe i konsoliduar si shkrimtar, po njeh dukshëm suksesin. Interesi i lexuesit për krijimtarinë e tij të vlerësuar dhe nga kolegët dhe kritika, po njeh rritje dhe nuk po mungojnë as prezantimet e shumta të veprave të autorit shoqëruar edhe me çmime.
Së fundmi z.Prençi një emër shumë i njohur për publikun dhe si garant i zbatimit të ligjit tejet i suksesshëm në detyrat që ka mbajtur, ka surprizuar me romanin më të ri “Brenga e Prokurorit’. Nga dita e daljes së lajmit që libri do të dilte në librari , tek prezantimi në ambientet e Hotel Tirana” e në vijim kanë qenë të shumta shitjet e librit, promovimet dhe çmimet që autori Ahmet Prençi ka marrë.
Suksesi i radhës i Ahmet Prençit do të ishte në Panairin “Kamza Lexon” edicioni i III-të, ku juria do të vlerësonte romanit të tij “Brenga e Prokurorit” me çmimin “PROZA MË E MIRË”.
Ky vlerësim mëse i merituar për z.Prenci që do t’i dorëzohej me 15 maj në ceremoninë e posaçme në mbrëmjen gala organizuar nga Bashkia me këtë rast per ndarjen e 5 çmimeve fituese. Z.Prenci çmimi do t’i dorëzohej nga vet kryetarja e jurisë, znj.Erenestina Gjergji Halili – pedagoge, poete, studiuese, gazetare. Ky vlerësim për “Brenga e Prokurorit” ishte me motivacionin – “Për sfidën ndaj natyrës “absolute” të drejtësisë, linjat e paqarta midis fajit dhe pafajësisë, si dhe rrëfimit linear përmes përshkrimit të dilemave të thella morale, “telasheve” etike dhe ndjenjës së zhbërjes së vetvetes, për të sjellë peizazhin bashkëkohor të individit mes të vërtetës dhe kompleksitetit të ligjit”.
Znj.Erenestina Gjergji Halili një lexuese dhe njohëse e mirë e krijimtarisë së z.Prençi deklaroi e bindur që çmimi i jurisë ishte mëse i merituar dhe se jo vetëm kjo vepër, por dhe pjesa tjetër e krijimtarisë së Ahmet Prencit është mjaft e arrirë dhe meriton vëmendjen e lexuesit.
Zoti Prençi nga ana e tij duke falënderuar jurinë vlerësoi panairin “Kamza Lexon” si një arritje e konsoliduar tashmë nga ana e Bashkisë Kamëz si dhe përgëzoi organizatorët për gjithçka kishin mundur të bënin që Kamza të kishte një jetë të pasur kulturore dhe letrare mjaft e dëshiruar nga qytetarët.
Është vetëm një prej vlerësimeve më të fundit që romani i Ahmet Prençit ka marrë edhe pse në një kohë të shkurtër. Interesi ka qenë i madh për prezantime në Tiranë, rrethet të ndryshme të vendit në bibliotekat e qytetit apo shkolla sikurse dhe mediat e kanë ndjekur më shumë vëmendje autorin dhe krijimtarinë e tij mjaft interesante dhe ka ngjallur interesin e lexuesit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular