“Ditët e Bujqësisë” është panairi i çelur në qytetin e Lushnjës, dedikuar agroturizmit Shqiptar.
Stafi i Credins bank në kuadër edhe të fushatës së lançuar pak ditë më parë Agrokredia “Tak Fak”, mirëpriti fermerët për t’iu prezantuar këtë produkt specifik me kushte shumë fleksibël.
Ky panair, bëri bashkë biznese nga Shqipëria dhe vendet e rajonit, i cili erdhi si një mundësi e mirë për fermerët mbi ekspozimin e produkteve të tyre si dhe për t’u njohur me tendencat e fundit globale në sektorin e agrobiznesit.
Credins bank, në strategjinë e saj vazhdon t’i kushtojë rëndësi maksimale financimit të agrobiznesit, duke suportuar në çdo kohë sipërmarrësit apo fermerët në çdo zonë të Shqipërisë.