“Gjendje” dhe “Muza je TI” dy aktivitetet dedikuar gruas që gjetën mbështetjen e Credins bank

0
195

Credins Bank, banka që flet shqip veçse një ndër më të suksesshmet në sektorin bankar me performacën e saj, nuk ka lënë pas dore mbështetjen e aktiviteteve social-kulturore dhe sportive. Muaji mars ka qenë një muaj që për gruan ishte i rëndësishëm edhe përsa i përket një dite dedikuar asaj siç ishte 8 marsi. E sigurisht Banka credins do të ishte e gatshme të mbështeste aktivitete.
“Gjendje” është ekspozita më e re e çelur në Credins bank me rastin e 8 Marsit, dedikuar gruas. Veprat janë realizuar nga 4 artiste shqiptare të mirënjohura: Lumturi Blloshmi, Adriana Puleshi, Merita Selimi dhe Dea Tili.  Përmes harmonisë së tonaliteteve të ndryshme në ngjyra, veprat pasqyrojnë brishtësinë dhe forcën, tipare këto që mishërohen gjerësisht në figurën e gruas, por edhe vlera të tjera që ajo mbart në vetvete. Urime 8 Marsin, për TY që je inspirim i jetës tënde! Drejtoresha e Marketingut Valona Guri
theksoi rëndësinë e çeljes së kësaj ekspozite punimet e së cilës nxjerrin në pah rolin dhe rëndësinë e gruas në shoqërinë shqiptare duke theksuar dhe rolin e Bankës Credins në mbështetjen të aktiviteteve kulturore.
Nën moton “Muza je TI” ishte një tjetër aktivitet që gjeti mbështetjen e Credins bank, e përgjatë muajit Mars, banka ka mbështetur dhe zhvilluar aktivitete të cilat i dedikohen gruas.  Në prag të Ditës Ndërkombëtare të Gruas, 8 Mars, Credins bank iu bashkua aktiviteteve social-artistike të FemFest, të cilat përfshijnë shfaqje artistike, teatrale, diskutime me shoqërinë civile, donacione, etj. Integrimi i gruas shqiptare, fuqizimi i saj ekonomik janë disa nga mesazhet kryesore senzibilizuese që synojnë të përcjellin këto aktivitete.