Tre të moshuar në Greqi janë dhunuar brutalisht nga një shqiptar dhe një maqedonas, të cilët më pas i kanë grabitur.
Grabitësi nga Shkupi, i cili kishte marrë me leje nga burgjet e Chanias por nuk ishte kthyer më në qeli, dhe bashkëpunëtori i tij shqiptar, morën me qira një makinë në Athinë, i vendosën targa të vjedhura dhe udhëtuan drejt fshatit Dorizë të Arkadisë.
Aty hynë në shtëpinë ku jetojnë të moshuarit, dy gra dhe një burrë, të cilët autorët i lidhën dhe i rrahën
Më pas, hajdutët u larguan duke marrë 19.000 euro kesh dhe stoli me vlerë rreth 10.000 euro.
Grabitësit, me precedentë të mëparshëm penal në grabitje nga viti 2013 e deri më sot, u arrestuan në pyll ku ishin arratisur.
Tre të moshuarit janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e mjekësore.