Te Arsenali besojnë se “Topçinjtë” do të shpallen kampion pas 20 vitesh, ndonëse është gjithçka në dorën e rivalëve të Mançester Sitit që kryesojnë +2 pikë në javën e fundit.
Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale në stadiumin “Emirates” shihet teksa bëhen përgatitet për festimet përpara titullit të mundshëm të Arsenalit në Premier League. Gjithsesi Arsenalit do i duhet një dhuratë nga Uest Hem për të festuar.
Mançester Siti është i pamposhtur në 16 ndeshje në Premier Ligë kundër Uest Hemit, duke fituar 13 dhe barazuar 3, ndërsa “Hammers” kanë humbur 15 nga 17 vizitat e tyre në “Etihad Stadium”, duke barazuar njërën dhe duke fituar tjetrën. Siti e mundi Uest Hemin 2-0 në javën e fundit në 2014 për të siguruar titullin e Premier Ligës, me Samir Nasri dhe Vinsent Kompani, të cilët shënuan për skuadrën e Manuel Pelegrinit.
Janë këto statistikat kokë më kokë me të cilat kampionët e Anglisë paraqiten të dielën në “Etihad” në ndeshjen e fundit të sezonit 2023-24, e cila me një fitore u siguron atyre titullin e katërt radhazi kampion në Angli, një rekord historik.