VIDEO/“Brenga e Prokurorit” e Ahmet Prençit njeh suksesin e radhës. Promovohet në Lezhë me sallën e mbushur plotë. Ja vlerësimet…

0
446

Romani “Brenga e Prokurorit” e autorit Ahmet Prençit vazhdon në rrugën e suksesit e konfirmuar kjo nga interesi i lexuesit ku ndoshta ka qenë dhe jashtë pritshmërive.  Sot mbushen 7 muaj nga promovimi i librit për herë të parë teksa doli në treg, vlerësimet, çmimet, shitjet dhe promovimet për romanin kanë qenë të shumta. Shkrimtari Prençi i cili ka spikatur dukshëm më krijimtarinë e tij duke surprizuar shumë, duke qenë se në sytë e publikut ai shihej si një profesionist i ndershëm dhe garant i zbatimit të ligjit në detyrat që ka mbajtur deri në Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit apo dhe atë që mban aktualisht  Komisioner i Mekanizmit Kombëtar për Parandalimin e Torturës, Trajtimit ose Dënimit të Egër, Çnjerëzor ose Poshtërues pranë Avokatit të Popullit votuar në shumicë dërrmuese votash në Parlament.
Autori Ahmet Prençi ka zhvilluar këtë të enjte (16 maj) një takim në qytetin e Lezhës, për të promovuar librin e tij “Brenga e Prokurorit”.
Në promovim veç autorit, botueses mediaprint Anila Bisha ishte i pranishëm dhe kryetari i bashkisë Lezhë, aktivitet i cili u prit me kërshëri nga qytetarët lezhjanë që ishin të pranishëm dhe kishin mbushur sallën me qëllimin për të qenë të pranishëm për t’u takuar me autorin dëgjuar dhe marr botimin e tij më të fundit me autograf. Në këtë takim u fol edhe për romanin tjetër të autorit “Anja”. Ahmet Prençi po spikat në letrat shqipe me dy botimet e tij, të cilat janë vlerësuar edhe me çmime.
“Ahmet Prençi me “Brenga e Prokurorit” në Lezhë! Një aktivitet me pjesëmarrje dhe interes të lartë për një shkrimtar të ri, por që ka spikatur me botimet e tij! Libri ” Anja” dhe “Brenga e Prokurorit” janë tashme konfirmimi për talentin e Ahmetit! Lexuesi lezhjanë që di të vlerësojë librin në tërësi, sot i  dha mbështesje romanit dhe autorit! Suksese të mëtejshme Ahmetit në krijimtarinë e tij”- shkruan kryetari i Bashkisë Lezhë Pjerin Ndreu teksa e pasqyron me pamjet nga promovomi i mrekullueshëm organizuar nga Bashkia Lezhë dhe Biblioteka “Gjergj Fishta”!
Kronika e meposhtme eshte pergaditur nga gazetari Rrok Lelçaj! Flasin Anila Bisha, drejtuese e Shtëpisë botuese “Mediaprint” qe ka botuar romamin “Brenga e Prokurorit”, kryebashkiaku Pjerin Ndreu, autori Ahmet Prençi dhe studiuesi dhe botuesi Fran Kulli