Erjola Doçi, në një intervistë për ‘’Mos i bjer me top”, është pyetur nga moderatori Ronaldo Sharka për disa nga banorët e “Big Brother VIP”.
Për rubrikën e këtij emisioni “Puthe ose grise” e pyetur nga moderatori ajo ka dhënë përgjigjet, e disa prej tyre vijon të ruajë të njëjtat mendime.
Një ndër to ishte edhe Roza Lati, me të cilën ka pasur një marrëdhënie të ngushtë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Ronaldo: Çfarë i bën ti fotos së Meriton Mjekiqi?
Erjola: Këtë e kap nga faqja se do i mundoj jashtë se ikën teta Egla, se faqen tjetër e ka Ilnisa.
Ronaldo: Qartë, tani Roza Lati…
Erjola: Unë e kam bërë publikisht por do e bëj edhe këtu, unë e putha në buzë njëherë.
Ronaldo: Rozën, po e kemi parë atë pjesë te ajo loja që keni bërë.
Erjola: E meriton!
Ronaldo: Interesante, Jul Deda.
Erjola: Zemrat e mija, Julin do e përqafoja fort.
Ronaldo: Okej pranë zemrës, shumë kuriozë jam për këtë foto Hedi Baci.
Erjola: Tani kur unë dola edhe kjo kishte një situatë shumë presioni nga dinamikat e shtëpisë, mënyra se si e përballoi do e puthja në dy faqe.
Ronaldo: Për këtë jam shumë kuriozë, edhe këtu në studio të gjithë janë shumë kuriozë Romeo Veshaj, çfarë i bën Erjola Doçi fotos së Romeos. Ke vetëm dy opsione ose ta puthësh ose ta grisësh.
Erjola: As njërën as tjetrën, as mish as peshk.
Ronaldo: Jo duhet të zgjedhësh, ose do e bësh armik për jetë ose puthe.
Erjola: Dy faqen si Heidin e Romeon.
Ronaldo: Interesante.
Erjola: Përtej të gjithave, Romeo ka qenë një nga ata personat që kur kam qenë shumë keq në situatat e mija më të vështira ka qenë i pari që ka qëndruar pranë meje edhe nuk ja hedh poshtë.
Top Channel