BallinaOP EDAnalizë: Vdekja e Raisit vjen në një kohë të vështirë për Lindjen...

Analizë: Vdekja e Raisit vjen në një kohë të vështirë për Lindjen e Mesme dhe vetë Iranin

spot_img
spot_img

Vdekja e presidentit dhe ministrit të jashtëm të Iranit në një aksident ajror në një shpat të largët mali vjen në një moment veçanërisht të vështirë në Lindjen e Mesme, si edhe për Iranin.

Lufta e Izraelit kundër Hamasit dhe katastrofa e mëvonshme humanitare që është shpalosur në Gaza gjatë shtatë muajve të fundit ka “ndezur” opinionin global dhe ka rritur tensionet në të gjithë Lindjen e Mesme. Gjithashtu ka nxjerrë në shesh një luftë të gjatë me dekada mes Iranit e Izraelit.

Muajin e kaluar, Irani nisi një sulm me dron dhe raketa ndaj Izraelit, në përgjigje të një sulmi ajror të izraelit në konsullatën e Iranit në Damask që vrau një komandant të lartë të Gardës Revolucionare të Iranit (IRGC).

Izraeli u kundërpërgjigj një javë më vonë, sipas zyrtarëve amerikanë, duke goditur objektiva jashtë qytetit iranian të Isfahanit. Që atëherë, sulmet e drejtpërdrejta mes të dyve janë ndalur. Por lufta e përfaqësuesve vazhdon me milicitë e mbështetur nga Irani si Hamasi dhe Hezbollahu që vazhdojnë të luftojnë forcat izraelite.

Ndërkohë, lidershipi i Iranit është përballuar një shpërthim të demostratave në rrugët e vendit ku sanksionet nga SHBA-ja kanë goditur rëndë shtetin iranian.

Vendi u trondit nga demonstratat e udhëhequra nga të rinjtë kundër sundimit klerik dhe përkeqësimit të kushteve ekonomike pas vdekjes së Mahsa Amini në vitin 2022 në paraburgimin e policisë famëkeqe të moralit të Iranit.

Autoritetet iraniane që atëherë kanë nisur një goditje të gjerë ndaj disidencës në përgjigje të protestave.

Kjo goditje ka çuar në shkelje të të drejtave të njeriut, disa prej të cilave përbëjnë “krime kundër njerëzimit”, sipas një raporti të Kombeve të Bashkuara të publikuara në mars.

Dhe ndërsa protestat janë ndalur kryesisht, kundërshtimi ndaj udhëheqjes klerikale mbetet thellësisht i rrënjosur në mesin e shumë iranianëve, veçanërisht të rinjve, të cilët dëshirojnë reforma, vende pune dhe largim nga sundimi fetar.

Raisi u zgjodh president në vitin 2021 në një votim të projektuar shumë nga elita politike e Republikës Islamike, në mënyrë që ai të kandidonte praktikisht i pakontestueshëm.

Raisi mundi një kandidat më të moderuar dhe fitorja e tij u pa se sinjalizonte fillimin e një epoke të re më të ashpër në Iran. Megjithatë pjesëmarrja për ato zgjedhje ishte vetëm 41 përqind, një rekord i ulët.

Kompetencat e presidentit të Iranit janë zbehur përfundimisht nga ato të Udhëheqësit Suprem Ayatollah Ali Khamenei. Me vdekjen e Raisit, ka të ngjarë të mbahen zgjedhje të reja.

Kushtetuta iraniane mandaton që zëvendëspresidenti — aktualisht Mohammad Mokhbar — do të marrë postin e presidentit të përkohshëm dhe se zgjedhjet e reja presidenciale do të mbahen brenda 50 ditëve.

Kjo do të thotë se institucioni klerik i Iranit, i kryesuar nga Khamenei, tani duhet të gjejë një lider të ri që mund të mbështesë pas një sfondi të pasigurisë intensive rajonale dhe pakënaqësisë së brendshme./Analiza e CNN

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular