Këngëtari i famshëm shqiptar Blero ishte i ftuari i radhës në emisionin “S’e luan Topi” në Top Channel.
Blero tregoi për vështirësitë që ai ka kaluar gjatë karrierës dhe formimit të tij si artist.
Gjatë intervistës Blero mori një letër nga babi i tij ku tregon për vështirësitë që ai ka kaluar.
“E mbaj mend mblidhje lekët për të bërë këngën e parë edhe ti që gëzoje, unë jam shumë krenar për ty”, tha babai i Bleros.
Blero gjatë rrëfimit tha se ka punuar edhe në fabrikë makinash dhe kamarier në një restorant.
“Nuk është se nuk kam punuar për të arritur këtu ku jam, jam krenar për veten time”, thotë këngëtari.