Argjentina ka publikuar listën prej 29 lojtarësh për dy miqësoret e ardhshme, ndërsa fituesit e Kupës së Botës përgatiten për Copa America. Kjo kombëtare do të përballet me Ekuadorin dhe Guatemalën muajin e ardhshëm, përpara ndeshjes kundër Kanadasë më 20 qershor. Trajneri i argjentinasive, Scaloni duhet të shkurtojë skuadrën e tij në 26 lojtarë për Copa America.
Lionel Messi është i përfshirë në dy miqësoret, së bashku me një mori lojtarësh të Premier League, duke përfshirë dyshen e Manchester United, Lisandro Martinez dhe Alejandro Garnacho.
Scaloni ka përzgjedhur gjithashtu mesfushorin e Liverpool, Alexis Mac Allister, portierin e Aston Villas, Emiliano Martinez dhe mbrojtësin e Nottingham Forest, Gonzalo Montiel.
Dyshja e Tottenhamit, Giovani Lo Celso dhe Cristiano Romero, janë grumbulluar gjithashtu, së bashku me mesfushorin e Chelseat, Enzo Fernandez, sulmuesin e Manchester Cityt, Julian Alvarez dhe adoleshentin e Brighton, Valentin Barco. Vihet re mungesa e Dybalas.