Nga Neritan Vladi
Trekëndëshi i Bermundës është në panik. Duke e ditur shumë mirë që shqiptarët i kanë braktisur iu desh që përkundër vullnetit të qytetarëve, por dhe ndërkombëtarëve, të bëheshin grusht për të mbrojtur interesat e tyre. Rrezuan Komisionin e Reformës Zgjedhore dhe sot Rilindje-Rithemelim janë në Pazar të hapur politik për interesat e tyre dhe jo të shqiptarëve.
U pa qartë se si u shuan flakadanët, që deputetët nuk futeshin më dritares, sepse Rama i uli në tavën e pushtetit duke iu ofruar atyre garanci që Reformën Zgjedhore ta bënin bashkë, ose më saktë të mbajnë këtë që është firmosur nga Rama-Berisha në 2008 që është burim i të gjithë të këqijave.
Kryeministri i Rilindjes e di shumë mirë që vetëm me këtë sistem dhe metodat që ai përdor mund të rifitojë sërish zgjedhjet, sikurse edhe Rithemelimi e di shumë mirë gjendjen sepse ajo çfarë ata tentuan të bëjnë brenda PD largoi shqiptarët nga ky vend,
Shqiptarët nëse do ta donin shpurën e vjetër të PD të atyre që duan të qeverisin dhe dekadën e katërt pas ’90 do të qëndronin këtu dhe nuk do të marrin turravrapin për t’u larguar dhe me gomone në mungesë të shpresës. Reforma zgjedhore nuk po përparon, e qartë është fakti që Rithemelimi dhe Rilindja nuk e duan një ndryshim sistemi dhe as e duan votën e Diasporës. Arsyeja; sepse shqiptarët janë larguar sepse nuk duan as Ramën dhe as Berishën dhe shpurën e tij. Prandaj dhe Rithemelimi nuk po këmbëngul dhe ndez flakadanë që e drejta e shqiptarëve në Diasporë për të votuar dhe si një detyrim kushtetues e shprehur dhe nga Gjykata Kushtetuese të ndodh!
PD dhe kryetari Basha kanë të vendosur që vota e bashkatdhetarëve tanë, që jetojnë në emigracion, të ketë peshë të plotë në vendimmarrje të rëndësishme politike!