Dalin pamjet e para nga tragjedia në ajër, ku një person humbi jetën dhe 30 të tjerë u plagosën pasi avioni u përfshi nga turbulencat gjatë një fluturim të Singapore Airlines nga Singapori në Londër.
Fluturimi SQ321 i Singapore Airlines që nisej nga aeroporti Heathroë i Londrës hasi në turbulenca të forta teksa hyri në hapësirën ajrore të Singaporit, i cili është prekur nga stuhitë e forta tropikale. Boeing 777-300ER u devijua në Bangkok dhe u ul në orën 15:45 me kohën lokale.
Gjithsej 229 persona ishin në bordin e avionit, nga të cilët 18 ishin anëtarë të ekuipazhit dhe 211 ishin pasagjerë, sipas deklaratës së linjës ajrore.