Ne Bibliotekën Qendrore të Bashkisë së Qytetit Selanik është bërë promovimi i novelës ‘Rikthimi’ i shkrimtares shumë të njohur të pas viteve 1990, Entela Kasi. E pranishme në kë promovim ishte edhe Erida Dobrushi, Konsulle e Përgjithshme e Shqipërisë në Selanik e cila u shpreh se kjo novelë jep mundësinë të njihemi me një tjetër dimension të njohjes, përceptimit dhe të konceptit që kemi mbi realitetin që jetojmë. Ky takim dhe promocvim i znj.Kasi ishte ne Selanik në kuadër të Panairit të 20-të Ndërkombëtar të Librit
Statusi i Konsullates se Shqiperise ne Selanik
Në kuadër të Panairit të 20-të Ndërkombëtar të Librit në Selanik, patëm kënaqësinë dhe nderin që të prezantojmë shkrimtaren Entela Kasi, një autore e vlerësuar me tituj mirënjohje nga organizata të ndryshme ndërkombëtare si edhe laureate çmimesh letrare kombëtare dhe ndërkombëtare. Aktualisht është Kryetare e PEN Qendrës së Shqipërisë dhe ka punuar për Bordin e promovimit të figurave në PEN International, Londër.
Në këtë panair u prezantua me romanin e saj të fundit ‘Rikthimi”, një vepër e botuar në 18 histori dhe gjuhë, nën kujdesin e shkrimtares dhe studiueses së njohur Nora Gold dhe është libri më i vlerësuar nga The New York Times.
Prezantimi dhe interpretimi impresionues nga Jolda Druga në gjuhën greke për audiencën e interesuar, i hapi rrugë idesë për ta sjellë ketë roman edhe për lexuesin grek, sidomos atë të Selanikut.
Faleminderit pjesëmarrësve, shkrimtarëve dhe përkthyesve të interesuar që jetojnë në Selanik, Shoqatës “Drita e Diturisë” për bashkëpunimin & koordinimin dhe Bibliotekës Qendrore të qytetit të Selanikut për mundësimin e këtij prezantimi.
Panairi i 20-të Ndërkombëtar i Librit/Konsullata e Shqipërisë në Selanik: Kënaqësi e nder të prezantonim Entela Kasin
RELATED ARTICLES