Nga Martin Dedaj
ANJA i autorit Ahmet Prençi, në këndvështrimin tim si lexues modest, është një roman shumë tërheqës me një trill artistik interesant, që të mban brenda vetes derisa ta përfundosh së lexuari, madje të nxit për të ecur shpejt dhe kaluar nga njëri kapitull në tjetrin, bashkë me ngjarjet e stisura bukur, përmes personazheve të ndryshëm, ku padyshim spikasin triptiku i personazheve: ing. Anton Hila; i biri i tij Arbëri; Anja Stiva, një parisiene me gjen shqiptar, brenda të cilëve lind dhe ngjizet një histori dashurie sa erotike, po aq edhe fisnike, për vetë dimensionet dhe produktit final të saj.
Ngjarjet në këtë roman kanë një shtrirje të madhe nga një vend në tjetrin, nisur nga Saukulli në viset e Shqipërisë së Epërme origjina e të parëve të Antonit, për të vijuar në kryeqytet ku ai rritet dhe kryen studimet universitare, ku dhe pikas dhe dashurohet me Elian, një vajzë idhull e bukurisë dhe ekselente në shkencat ekzakte, dashuri e cila ndërpretet që në nisje, për mos dakordësinë e prindërve të saj, për të vijuar në Drinas, ku Antoni ndjek punimet e ndërtimit të një vepre hidrike ndër më të mëdhatë në vend, ku dhe takon për herë të parë Anjen, për të vijuar në Paris me këtë vajzë parisiane 24-vjeçare me gjene shqiptare, me të cilën ing. Antoni edhe pse paksa i thyer në moshë “qymyrzohet” me të, me një dashuri përtej çdo parashikimi, nga e cila ngjizet një krijesë që pagëzohet me emrin Arbër.
Falë epsheve të përjetuara në lakuriqësinë e tij dhe Anjes, Antoni tejkalon sukseshëm edhe klimaksin e frikshëm, për të përfunduar në Dushk, ku ai kalon disa nga vitet e pleqërisë.
Aty ku pas 18-vitesh nga ajo natë e zjarrtë prush, merr letrat e Anjës, prej të cilave mëson se është baba i një djali, pagëzuar prej Anjës me emrin e bukur Arbër, dhe rritur prej saj me kujdesin ekselent edhe atëror, por pa mundur kurrë, që ta shohë, ta prekë dhe ledhatoj, por që u mjaftua me faktin se nuk do të shkoi në jetën e pasosun, pa patur një trashëgimtar, i cili erdhi në jetë, falë dashurisë së zjarrtë të Anjës dhe fisnikërisë së saj femërore, për ta pranuar krijesën e kësaj marrëdhënie, rritur dhe burrëruar atë, për ta lënë si trashëgimi edhe për Antonin, si për të realizuar një amanet të Martinit, babait të tij.
Stili i të shkruarit e mbi të gjitha situatat shumë surprizuese dhe befasuese të krijuara në zhvillimin e kërij romani janë sa filozofike dhe psikologjike, po aq pedagogjike dhe sociale, të cilat përcjellin mesazhe shumë domethënëse, për qasjen e dashurisë natyrshëm dhe ashtu siç të rrjedhë ajo, pas të cilës, janë lënduar shumë zemra, dhe po aq shpresa dhe besime janë ngjallur, e thyer shumë e shumë tabu, për të arritur në përfundimin se;
– Dashuria nuk njeh moshë, dhe se kurrë ajo s’mund të mbillet, kultivohet, e të japë frytet e saj, nëse nuk frymëzohet dhe ushqehet nga ndjenjat shiptërore, sinqeriteti dhe reciprociteti i partnerëve, larg hipokrizive dhe sloganeve farsë që në jo pak raste i shohim në dashuritë e sotme, që përfundojnë në martesa fiktive, por në fakt të prishura ende pa filluar. Se martesa nuk duhet konsideruar, konsolidim i dashurisë, nëse ajo është e stisur, fenomen të cilit Anton Hila i është ruajtur dhe nuk ka pranuar të hyjë në të, saqë i gëzohej faktit të deklarimit: “Unë jam vetëm”, i cili erdhi pas dështimit të dashurisë së parë me Elian, e vetmja që ishte bindur të martohej me të. Por “arsyet e mos arsyeve”, nuk e lanë të ngjizej kjo dashuri, në ëndrrat dhe epshet e saj. Saqë prej asaj kohe Antoni, ishte i bindur se; “Gratë të shkllavërojnë. Ato vërtet janë të ëmbëla dhe magjike, por brenda tyre fshehin mistere dhe të sjellin trishtim. Një fat që pata nuk më ndrite, tani jam mirë vetëm”. Dhe vendosi të mos martoj më kurrë, siç patën vendosur bashkë me Elian, që e deshi aq shumë. Por në fillim Elia e më pas edhe vetë Antoni, e thyen këtë betim, në mënyrat e veta dhe ashtu siç ju erdhi natyrshëm ta thyenin. Se kot nuk thonë: “Kurrë mos thuaj kurrë”. Pasi pavarësisht nga njëri-tjetri dhe shumë larg në kohë nga betimi i tyre, për të mos u martuar kurrë, Elia përfundon në një jetë bashkëshortore në Amerikë, ndërsa Antoni sa andej këndej në lloj-lloj kënaqësishë seksuale, për tu ngjizur me vajzën e re Anja, që mbase ishte e vetmja që mendonte se mund të martohej me të, pas dështimit të dashurisë së parë, edhe pse i druhej shumë moshës së re të saj. Por që u zhyt i tëri në dashurinë zjarr që ajo i sërviri, por që dhe vetë Antoni e përballoi denjësisht, pavarësisht moshës, si për të thënë se në dashuri nuk ka moshë, dhe që i dedikon këto radhë modeste;
“Ëndrrat e vjetra si diamante të fshehura;
Ëndrra prej fëmije, të çiltëra, të arta;
Shumë vite kaluan, të tilla mbetën;
Sot jam i lumtur, – vetëm që i pata.. “
Faleminderit drejtor Ahmeti, për këtë prurje letrare ekselente!
Pasdite më 21.05.2024