Drejtoresha e kopshteve dhe çerdheve të Tiranësm Zhaneta Beqiri ka bërë me dije më tej se më 3-7 qershor hapen aplikimet për regjistrimin e fëmijëve në çerdhe ndërsa nga data 10-21 qershor hapen aplikimet për regjistrimin në kopshte. “Numri i aplikimeve ka qenë i lartë. Periudha zyrtare e aplikimeve për çerdhe është data 3 qershor, gjatë gjithë javës, deri në datën 7 që është ditë e premte. Të gjithë të interesuarit janë të lutur të shkojnë në ambientet e çerdheve që të kryejnë aplikimet.
Nga data 10-21 do presim aplikimet për kopsht. Kjo është periudha zyrtare e aplikimeve. Por gjatë gjithë vitit kemi pranuar aplikime për të marrë këtë shërbim. Numri i aplikimeve në këto vite ka qenë gjithmonë më i lartë sa i takon numrit të aplikimeve dhe ofertës në bashki që ne kemi”, tha Beqiri. Kjo e fundit deklaroi gjithashtu se janë 101 objekte të rikostruktuara dhe ndërtuara në Tiranë.
Beqiri sqaroi se janë 7 çerdhe të reja, 27 çerdhe të rikonstruktuara, 23 kopshte të reja dhe 39 kopshte të rikonsturktuara. “Sot Tirana ka 101 objekte të rikonstruktuara dhe ndërtuara nga themelet. Janë 7 çerdhe të reja, 3 objekte me qira dhe 2 objekte falë një projekte çerdhe në vendin e punës. Çerdhe të rikonstruktuara janë 27, kopshte të reja nga themelet janë 23 dhe të rikonsturktuara 39. Janë objekte që kanë gjithë elementet e infrastrukturës të përshtatshme për të ofruar një shërbim të sigurt për fëmijët nga 6 muaj në 6 vjeç. Ndërhyrja në infrastrukturë ka qenë emergjente. Ka qenë e nevojshme të kishim bashkëpunim me donatorët që reaguan në kohë rekord dhe në 2016-2017 u sistemua infrastruktura në kopshte.
Momentalisht është fazë e tejkaluar. Objektet që vlerësohen për ndërhyrje në rikonstruksion, është bashkia e Tiranës që vazhdon procedurat sepse vetë ligji i amortizimit bën të vetën në disa objekte. Jemi duke marrë objekte me qira, po ndërtojmë objekte të reja. Kjo është arsyeja pse po marrim objekte me qira, pasi ndërtimi i objekteve të reja kërkon kohë”, bëri me dije Beqiri.