BallinaSocialeZgjedhjet në universitete/Ja kandidatet per dekan dhe rektore, Shumica e kandidatëve janë...

Zgjedhjet në universitete/Ja kandidatet per dekan dhe rektore, Shumica e kandidatëve janë të pa sfiduar nga rivalë

spot_img
spot_img

Zgjedhjet në universitete nuk pritet të kenë surpriza. Në 14 institucionet publike pjesa më e madhe e drejtuesve rikandidojnë ose nuk kanë kundërshtarë. Kryeqyteti që ka edhe numrin më të lartë të studentëve, ka edhe interesin e shtuar.

Kush do e drejtojë Universitetin e Tiranës dhe njësitë kryesore të tij? Top Channel zbulon se rektori aktual i Universitet të Tiranës Artan Hoxha do rikandidojë sërish i vetëm në garë, pas katër vitesh drejtim në këtë universitet. Teksa edhe nga 6 Fakultete, vetëm në tre prej tyre janë regjistruar nga dy kandidatë.

Nga Fakulteti i Ekonomisë largohet dekani Dhori Kule i cili ka një karrierë të gjatë drejtuese, por ndryshimet ligjore të arsimit të lartë nuk e lejojnë rikandidimin, ndaj parashikohet që vendin e tij ta zërë Bernard Dosti, i cili aktualisht mban detyrën e zv rektorit në UT.

Në Fakultetin e Drejtësisë kërkon një mandat të dytë Dorina Hoxha si dhe në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja Esmeralda Kromidha. Ndërsa në Fakultetin e Histori Filologjikut do të garojnë për karrigen e dekanit Mark Marku dhe Dhimitër Doka. Te shkencat e natyrës dhe shkencat sociale gara është mes burrave dhe grave.

Si do zhvillohet garë pa kundërshtarë?

“Platforma ime do të jetë njësoj me apo pa kundërshtarë. Në mendimin tim ka lidhje përgjegjësia dhe jo kandidatët e tjerë”.

Edhe në Universitetin Bujqësor të Tiranës, Fatbardh Sallaku rikandidon për rektor pa kundërshtar. Te Artet Kastriot Caushi largohet pas gati dy dekadash në rol drejtues gara do të zhvillohet mes dy kandidatëve Artan Peqinit dhe Erald Bakallit. As te Universiteti i Mjekësisë Arben Gjata nuk ka të drejtë rikandidimi dhe vendi duket se është I sigurt për Xheladin Draçinit i cili është kandidat i vetëm. Ndërkohë, rektori i Universitetit të Tiranës Artan Hoxha hedh idenë e bashkimit të institucioneve të arsimit të lartë.

‘Vendimi i 2013 për ndarjen e mjekësisë me UT ishte i paligjshëm. Askujt nuk i intereson ndarja e universiteteve. E mira është të forcohen e të kenë më pak kosto”.

Një ditë para nisjes së fushatës zgjedhore në arsimin e lartë; Universiteti i Tiranës shpërndau 64 tituj profesor dhe profesor i asociuar për disa nga pedagogët e trupës së saj akademike.

Kandidatë për dekan në Fakultetet e Universitetit të Tiranës

-Fakulteti i Ekonomisë, ikën nga drejtimi Dhori Kule, Bernard Dosti kandidat i vetëm.

-Fakulteti i Drejtësisë- Dorina Hoxha, kandidate e vetme (aktualisht e drejton).

-Fakulteti i Gjuhëve të Huaja- Esmeralda Kromidha, kandidate e vetme (aktualisht e drejton).

-Fakulteti i Histori-Filologjisë – largohet Sabri Laçi , në garë Mark Marku dhe Dhimitër Doka.

-Fakulteti i Shkencave të Natyres- largohet Spiro Dushku, në garë Eglantina Kalluçi dhe Endrit Xhina.

-Fakulteti i Shkencave Sociale – ikën nga drejtimi Edmond Rapti, në garë Edvin Lame dhe Eliona Kulluri.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular