BallinaPolitikeAltin Dumani: Nuk ka shanse askush të më ndikojë mua, nuk i...

Altin Dumani: Nuk ka shanse askush të më ndikojë mua, nuk i kam duart e lidhura

spot_img
spot_img

Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani thotë se është i pandikuar politikisht në asnjë prej çështjeve hetimore që ai ka si prokuror apo në rolin e tij si drejtues i Prokurorisë së Posaçme.

I pyetur nga deputeti i PD Flamur Noka në Komisionin e Ligjeve përse ka referim të ulët të dosjeve për korrupsion për vitin 2023 në krahasim me vitin 2008 dhe nëse ka ndërhyrje në punën e tij, Altin Dumani theksoi se në detyrën e tij është i pandikuar nga askush.

Altin Dumani: M’u referove dhe punën që kam bërë kur kam qenë drejtues i Task-Forcës. Po, dhe atëherë ka patur rezultate shumë të mira. Unë kam qenë drejtues, kam patur ekip prokurorësh dhe hetues me të cilët kam punuar, por ju garantoj që unë ai i njëri ngelem që isha dhe në 2008 deri në 2010. Nuk kam ndryshuar. Mua nuk më rriten veshët as kur më lavdërojnë, as kur më shajnë. Kush më njeh e disa shumë mirë se çfarë përfaqësoj dhe e kanë parë angazhimin tim si prokuror. Unë i njëjtin ngelem. Dhe sot në këtë detyrë që ndodhem shumë i nderuar përpiqem të bëj më të mirën.

Unë jam një drejtues i prokurorisë. Puna dhe meritat apo dhe kritikat ju takojnë gjithë prokurorëve, gjithë hetuesve, gjithë stafit administrativ. A jemi ne për t’u kritikuar? Patjetër që jemi për t’u kritikuar. Por duhet edhe kur ka vend për t’u vlerësuar, duhet vlerësuar. Çfarë bëjmë ne në fund të ditës, se po e thjeshtoj gjënë? Ngremë akuza, fusim njerëz në burg. Kënaqësi është për ne? Kurrë s’është kënaqësi. Është pjesë e detyrës tonë institucionale, ligjore, kushtetuese që kemi marrë përsipër ta bëjmë. Por nuk është ndonjë kënaqësi, ta garantoj. Se edhe ne nuk flemë të qetë me dilemat tona vërtetë kemi marrë një vendim të drejtë apo jo.

Unë ai që kam qenë ai jam. Nuk i kam patur duart e lidhura në 2008 dhe nuk i kam duart e lidhura as në vitin 2023 edhe as në vitin 2024 edhe deri sa të ushtroj detyrën time si prokuror. Lere drejtues. Unë jam prokuror. Politik? Nuk ka shans të jem politik dhe nuk ka shans të më ndikojë kush mua në punën time dhe ju e dini shumë mirë që nuk ka shans kush të më ndikojë në punën time. Zero shanse në punën time dhe të kolegëve të mi me të cilët ndajmë çdo problematikë dhe shqetësim që kemi në punën tonë.

Për vitin 2023, SPAK ka nisur 178 procedime penale për korrupsion, për 160 prej të cilave kanë përfunduar hetimet. /tvklan.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular