BallinaKryesoreBritania gati për t’u përfshirë në financim dhe ekspertizë për ndërtimin e...

Britania gati për t’u përfshirë në financim dhe ekspertizë për ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë

spot_img
spot_img

Mbretëria e Bashkuar është e gatshme të përfshihet në financimin dhe ekspertizën për ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë, bëri të ditur kryeministri Edi Rama, në konferencën e përbashkët me Sekretarin e Shtetit për Çështjet e Jashtme, Commonwealth-in dhe Zhvillimin e Mbretërisë së Bashkuar, Lord David Cameron.

Rama tha gjithashtu se është diskutuar edhe në lidhje me luftën kundër trafikut të paligjshëm të qenieve njerëzore.

“Në planet e bashkëpunimit dypalësh dëshiroj të theksoj se kemi diskutuar për përfshirjen e Mbretërisë së Bashkuar në një projekt strategjik me rëndësi të veçantë për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin, që është hekurudha Durrës-Prishtinë.

Element kyç i projekt të rritjes së kapaciteteve të lëvizjes, jo vetëm mes dy vendeve tona, por në rajon dhe më gjerë, duke pasur parasysh se së shpejti ne hapim garën ndërkombëtare për portin e ri tregtar të Durrësit.

Jemi në pritje të përgjigjes përfundimtare të NATO-s për krahun ushtarak të Portit të Durrësit. Njëkohësit edhe Kosova do të ndërtojë një port të Thatë në Prishtinë.

Për të gjitha këto së bashku, ky është një projekt që tejkalon interesin e dy vendeve dhe në të cilin Mbretëria e Bashkuar ka shprehur gatishmërinë të përfshihet me financimin dhe ekspertizën.

Mirënjohje sekretarit pasi është një avokat shumë i rëndësishëm i yni në mbështetje të të gjitha proceseve transformuese të rajonit.

Kemi folur edhe për programin e përbashkët të luftës kundër trafikut të paligjshëm të qenieve njerëzore dhe jemi të kënaqur me rezultatin e arritur, por operacioni do të vazhdojë”, tha kryeministri.

Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron deklaroi se emigracioni është një problem i gjithë Europës.

“Ky është një problem të cilin duhet ta përballoni ju. Keni treguar se jeni inovator dhe krijues, dhe punoni për këto partneritet. Ekonomia juaj është rritur, sektori i turizmit është rritur.

Do të ketë më shumë mundësi që njerëzit të rrinë në Shqipëri. Kur Ballkani Perëndimor ia del mbanë, ia del dhe Europa”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular