BallinaKryesoreDumani-Alibeajt: Nuk mund të plotësojmë orekset politike! Kur kemi prova, emri i...

Dumani-Alibeajt: Nuk mund të plotësojmë orekset politike! Kur kemi prova, emri i asnjë pushtetari nuk ka rëndësi për ne

spot_img
spot_img

Kreu i SPAK Altin Dumani i është përgjigjur disa pyetjeve që ka ngritur Alibeja para Komisionit të Ligjeve. Dumani shprehet se marrëdhëniet e SPAK me politikën apo politikanët janë institucionale e procedurale, janë të barabartë para ligjit të gjithë.

Alibeaj: A ka një strategji një vëmendje që veprimtaria e SPAK të konsiderohet politikisht jo e orientuar? Kjo di ishte në të mirën tuaj e besimit publik, në perceptimin tim publiku mendon që politika është e zhytur. Së dyti është çështja e shpejtësisë e veprimtarisë së SPAK. Sot që flasim ka të groposur nga opozita por s’ka të goditur nga pozita në të njëjtin niveli. Nuk dua t’i futem çështjeve konkrete, por mos e merrni në vëmendje po të doni. Sot ka të një radhë të madhe ish-pushtetarësh, zv-ministrash, kryetarë bashkie të proceduar, por nuk ka një gjë publike një lidhje me kryeministrin.

Dumani: Unë e thash e më parë marrëdhëniet e SPAK me politikën apo politikanët janë institucionale e procedurale, janë të barabartë para ligjit të gjithë. Di ta provojmë këtë që jemi të drejtë, e të barabartë, shembull janë çështjet që kemi nën hetim. Nuk mund të hetojmë e të ndjekim penalisht dhe të plotësojmë orekset politike e mediatike por qëndrojmë tek provat, kur arrijmë të mbledhim provat nuk ka rëndësi emri. Prova ka rëndësi. Ju jeni jurist dhe i njihni. Po e demonstrojmë dita ditës, ndoshta me hapa të ngadaltë por jemi të sigurt në hapat që hedhim, që mos bëjmë autogol.

Reforma në drejtësi është produkt politik, kjo dihet sepse u votua dhe SPAK që është sot është nga vullneti politik. A kemi ne kërkesë për të adresuar? Kërkesën që sapo paraqita për mandatet, roli im mbaron këtu sepse nuk kam asnjë rol tjetër më tej, ligji kaq, është të adresoj këtu para Komisioni të Ligjeve përgjegjës për të marrë shqetësimet e institucionit dhe për t’i zgjidhur problematikat. Lidhur me imunitetin parlamentar, është e mirëpritur çdo iniciativë për lehtësimin e atyre pak pengesave sa i takon çështjes së imunitetit, ne jemi të lirë të hetojmë, nuk i kemin duar të lidhura të hetojmë dikë që ka imunitet.

  

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular