Avioni i linjës “Lion – Stamboll” ka bërë një ulje të detyruar në Rinas, pasi një nga pasagjerët, shtetas afgan, ka tentuar të presë damarët. Shtetasi afgan, 40-vjeçar është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 40-vjeçari me leje qëndrimi në Austri, dyshohet se ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike.
Njoftimi i policisë:
Rinas/Informacion paraprak
Rreth orës 14:30, në aeroportin “Nënë Tereza”, ka bërë ulje të detyruar, avioni i linjës “Lion-Stamboll”, me të cilin udhëtonte shtetasi afgan M. N., 40 vjeç, pasi ky shtetas ka dëmtuar damarët e dorës me brisk (mjet rroje), gjatë fluturimit me avion.
40-vjeçari është transportuar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore dhe aktualisht është në gjendje kritike për jetën.