Një 24-vjeçar është paraqitur dje në spitalin e Durrësit, i cili kishte një plagë me armë zjarri në këmbë.
Ende nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarjeje, ndërsa bëhet me dije se forca të shumta policie dhe Policisë dhe drejtuesit e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës kanë shkuar në vendngjarje.
Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe vijojnë kontrollin e zonës.
Njoftimi i policisë:
Në Spitalin Rajonal Durrës, ka shkuar për ndihmë mjeksore, i plagosur në këmbë me armë zjarri në afërsi të banesës, në rrethana ende të paqarta, shtetasi E.B, 24 vjeç, banues në Shënavlash.
Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta të Policisë dhe drejtuesit e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës.
Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe vijojnë kontrollin e zonës.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit të gatshëm vijon punën për sqarimin e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.