Basha ndan fotot nga takimet e punës për programin e PD: Me programin tonë ne do t’i kthejmë pasuritë e vendit në mundësi, që çdo shqiptar ta ndërtojë jetën dhe të ardhmen në Shqipëri
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, përmes një postimi në Facebook, ka publikuar takimet intensive që po zhvillohen në selinë e PD për të ofruar shqiptarëve një program për zhvillimin e vendit dhe përmirësimin e jetës së shqiptarëve.
POSTIMI I PLOTË I KRYETARIT TË PD:
Ditë intensive takimesh e diskutimesh për programin e Partia Demokratike. Shqipëria e ka të gjithë potencialin për t’u bërë një vend i zhvilluar.
Sot pasuritë e këtij vendi, paratë e shqiptarëve, fatet e tij i kontrollon një pakicë absolute. Me programin tonë ne do t’i kthejmë pasuritë e vendit në mundësi, që çdo shqiptar ta ndërtojë jetën dhe të ardhmen në Shqipëri 🇦🇱