BallinaBotaE deklaron kryeministri britanik: Zgjedhje të parakohshme më 4 korrik

E deklaron kryeministri britanik: Zgjedhje të parakohshme më 4 korrik

spot_img
spot_img

Përmes një deklarate në “Downing Street”, kryeministri britanik Rishi Sunak ka njoftuar se më datë 4 Korrik do të zhvillohen zgjedhje të parakohshme në Britaninë e Madhe.

Pak më herët ai mblodhi me urgjencë kabinetin qeveritar. Ai u shpreh krenar për punën e tij deri më tani, duke theksuar se i ka dorëzuar dorëheqjen Mbretit Charles, dhe ky i fundit e ka pranuar.

“Javët në vazhdim do luftoj për çdo votë”, nënvizoi Sunak.

“Është momenti të vendosim për të ardhmen e Britanisë. Qeveria ka krijuar një të ardhme më të mirë për fëmijët në Mbretërinë e Bashkuar. Jemi krenar për çfarë kemi arritur, që nga dhënia e fondit për NHS, vendosja e sigurisë së energjisë mbi “dogmën mjedisore” e deri te rritja e shpenzimeve të mbrojtjes. Ne morëm vendimin për të investuar në transportin lokal, ndaluam emigracionin e paligjshëm me skemën Ruanda. Qeveria ka punuar vazhdimisht që brezi i ardhshëm të rritet pa tymosur duhan. Unë do t’ju dëshmoj se një qeveri konservatore nuk do ta rrezikojë në asnjë mënyrë stabilitetin ekonomik të vendit.”, shtoi ai.

Kritika pati për laburistët. “Unë nuk e di se çfarë ofrojnë ata, dhe të jem i sinqertë, besoj se nuk e dini as ju.”

Rishi Sunak dhe Keir Starmer

Sipas Sunak, më 5 Korrik 2024, një ditë pas zgjedhjeve, ose ai ose Sir Keir Starmer do jetë kryeministër i Britanisë së Madhe. Ndërkohë rivalin e tij politik e akuzon se “ka bërë gjithçka për të arritur pushtetin”.

Sipas mediave britanike, konservatorët në qeverisje pritet të humbasin në këtë ballafaqim elektoral ndaj Partisë Laburiste, pas 14 vitesh në pushtet. Sondazhet tregojnë se Partia Laburiste ka mbajtur një epërsi prej rreth 20 pikësh që nga fundi i vitit 2021, përpara se Sunak të merrte detyrën në tetor 2022 dhe pas skandalit të kryeministrit të Boris Johnson dhe trazirave të mandatit 49-ditor të Liz Truss.

Parlamenti pritet të shpërndahet javën e ardhshme dhe si rregull zgjedhjet mbahen 25 ditë pas shpërndarjes së tij.

/tvklan.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular