BallinaKronikeEMRI/Goditi sot gruan, zbulohet e shkuara kriminale e 52-vjeçarit! I dënuar me...

EMRI/Goditi sot gruan, zbulohet e shkuara kriminale e 52-vjeçarit! I dënuar me 13 vite burg për vrasje

spot_img
spot_img

Detaje të reja dalin ngjarja e rëndë në Tiranë, ku burri ka goditur disa herë me thikë gruan e tij. Autori i dyshuar i ngjarjes është Jakup Shahu, i cili dyshohet se për shkaqe xhelozie ka goditur me thikë në qafë dhe trup disa herë gruan e tij, 46-vjeçaren me iniciale E. Sh., duke i shkaktuar dëmtime të rënda. Çifti janë prindër të një fëmije, por që nuk ka qenë në banesa kur ka ndodhur ngjarja në orët e para të mëngjesit të sotëm (23 Maj). 52 vjeçari është person me precedent penal pasi në vitin 2011 ka vrarë një person 13 vite burg.

Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak/Më datë 23.05.2024, rreth orës 02:15, në rrugën “Xhanfize Keko”, shtetasi J. Sh., 52 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës në trup dhe në qafë, bashkëshorten e tij, shtetasen E. Sh., 46 vjeçe. 46-vjeçarja ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa autori i dyshuar u arrestua në flagrancë për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, mbetur në tentativë. Detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Tiranë, ku burri qëlloi disa herë me thikë gruan e tij. Autori i krimit është Jakup Shahu, i cili dyshohet se për shkaqe xhelozie ka qëlluar me thikë në qafë dhe trup disa herë gruan e tij duke i shkaktuar dëmtime të rënda.
52-vjeçari person me precedent penal pasi në vitin 2011 ka bërë vrasje dhe ka kryer 13 vite burg. Çifti janë prindër të një fëmije, e cila nuk ka qenë në banesa kur ka ndodhur ngjarja në orët e para të mëngjesit të sotëm.

AUTORI
Jakup (Arben) Shahu rezulton me precedente penale, pasi ka qëlluar për vdekje 28-vjeçarin Arjan Mejdani më 7 shtator 2011. Ngjarja ndodhi rreth orës 20:40, në lagjen “Selitë”, te rruga “Irfan Tomini” në Tiranë. Në sherr u përfshinë autori i krimit, shtetasi Agron Isiu, si edhe viktima, Bujar Mejdani e Arben Muharremi (Këta dy të fundit mbetën të plagosur).

Pas ngjarjes u arrestuan Jakup Shahu, i cili qëlloi për vdekje 28-vjeçarin Arjan Mejdani, ndërsa Agron Isiu su autori i plagosjes së dy personave të dëmtuar në ngjarje, Bujar Mejdani e Arben Muharremi. Viktima, të plagosurit dhe autorët, që i përkasin komunitetit rom, kanë pasur një konflikt për motive xhelozie, konflikt që pati pasoja tragjike.

Sherri mes Jakup Shahut dhe viktimës, Arjan Mejdani, ka pasuar si shkak konfliktin e vazhdueshëm të bashkëshorteve të tyre. Gratë e dy protagonistëve të ngjarjes pretendonin për tradhti bashkëshortore. Pas ngjarjes autorët ngjarjes u arratisën por u lanë në baltë nga makina me të cilin po tentonin të largoheshin nga Tirana. Mjeti nuk ka qenë i furnizuar mjaftueshëm me karburant, duke i lënë në mes të rrugës, pranë rrethrrotullimit të Doganës, në drejtim të Kthesës së Kamzës. Ata janë kapur në flagrancë kur po shtynin makinën në drejtim të karburantit më të afërt dhe janë arrestuar. Policia tha se në cilësinë e provës materiale ka sekuestruar një pistoletë e kalibrit 7.62 mm, model 54 TT, dhe një krehër automatiku me fishekë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular