BallinaKryesore"Korrupsioni nuk luftohet me rezoluta në fund të mandatit", Basha: Me programin...

“Korrupsioni nuk luftohet me rezoluta në fund të mandatit”, Basha: Me programin e PD, koha kur qeveria nxit dhe mbështet korrupsionin merr fund

spot_img
spot_img

“Korrupsioni nuk luftohet me rezoluta në fund të mandatit”, Basha: Me programin e PD, koha kur qeveria nxit dhe mbështet korrupsionin merr fund

Kryetari i Partisë Demokratike, ka dhënë të tjera indicie rreth programit që do të shpaloset në 1 Qershor si alternativë për shqiptarët. Gjatë takimet me grupet e punës ditën e sotme, fokusi ka qenë tek lufta ndaj korrupsionit. Vetë Basha përmes një postimi ka dhënë disa detaje, ndërsa ka thumbuar Edi Ramën për rezolutën antikorrupsion që do të kalojë në Kuvend të hënën. “Korrupsioni nuk luftohet me rezoluta në fund të mandatit dhe aq më pak duke vështirësuar dhe tentuar të kontrollosh drejtësinë, por me plane të qarta dhe vullnet politik”, – shkruan kreu demokrat.

POSTIMI I KRYETARIT TË PD:

Vijojmë diskutimet me grupet e punës për progamin qeverisës të Partia Demokratike.

Korrupsioni është pengesa më e madhe, për zhvillimin e vendit dhe krijimin e mundësive për të rinjtë, që ata të ndërtojnë jetën e tyre në Shqipëri. Prandaj lufta kundër korrupsionit, mbështetja për drejtësinë, transparencë e llogaridhënie në qeverisje janë në fokus të programit tonë, në mënyrë të detajuar.

Koha kur qeveria nxit dhe mbështet korrupsionin merr fund. Korrupsioni nuk luftohet me rezoluta në fund të mandatit dhe aq më pak duke vështirësuar dhe tentuar të kontrollosh drejtësinë, por me plane të qarta dhe vullnet politik.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular