BallinaEkonomiNga qershori, rritje pagash edhe për bashkitë. Ja sa do të bëhen…

Nga qershori, rritje pagash edhe për bashkitë. Ja sa do të bëhen…

spot_img
spot_img

Brenda muajit qershor do të unifikohen pagat e punonjësve në të gjitha bashkitë e vendit. Ministri për pushtetin vendor Arbjan Mazniku tregon për A2 CNN se dikasteri i tij  tashmë ka përfunduar mënyrën e llogaritjes se pagave në nivel lokal.

Sipas strukturës së re që do ti propozohet, Ministrisë se Financave synohet që për të njëjtin pozicion pune, pagat e punonjësve të bashkive të jenë në të njëjtin nivel me ato të administratës qendrore.

Kështu, një urbanist në bashkinë e  Kukësit jo vetëm do të paguhet njësoj si kolegët në bashkinë e Durrësit apo Vlorës, por do të ketë të njëjtën pagë  që merr specialist i të njëjtit nivel në pushtetin qendror.

“Lajmi i mirë është që ka përfunduar analiza për mënyrën se si do të rriten pagat. Në javët në vijim ne do të diskutojmë më grupimet e bashkive për të folur për strukturat e reja dhe nivele te reja të pagave. Ne synojnë që nëpunësit civilë në bashki të kenë të njëjtën pagë me nëpunësit civilë në nivel qendror. Do të ketë një formulë specifike dhe për strukturat dhe për pagat. Kështu një specialist I nivelit 3b në bashkinë e Përmetit do të ketë të njëjtën pagë si një specialist I nivelit 3b në Prefekturë, në Qark apo në ministri.”

Nga rritja e pagave do të preken edhe kryetarët e 61  bashkive që sipas Maznikut do të ketë një formulë tjetër përllogaritje nga ajo  që është aplikuar deri më tani. Detajet  pritet të publikohen pasi ministria e financave dhe qeveria të aprovojnë faturën financiare që do të sjellë rritja e pagave për afro 37 mijë punonjës të administratës lokale.

Ndërkohë  për herë të parë ministria e pushtetit vendor të kërkojë ndihmën e stafeve akademike në Universitete për mënyrën se si duhet të zhvillohen bashkitë e vendit.

Marrëveshjet e Ministrisë së Pushtetit vendor me Universitetet do të shfrytëzohen nga këta të fundit  edhe për praktikat e studentëve të drejtësisë, të ekonomisë apo degëve të tjera pranë 61 bashkive të vendit./A2 CNN

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular