BallinaEkonomiRregullorja e re, institucionet financiare jobanka duhet të shndërrohen të gjitha në...

Rregullorja e re, institucionet financiare jobanka duhet të shndërrohen të gjitha në shoqëri aksionere

spot_img
spot_img

Institucionet financiare jobanka në Shqipëri duhet të shndërrohen të gjitha në shoqëri aksionere.

Banka e Shqipërisë ka përgatitur disa ndryshime në rregulloren për “Për licencimin dhe ushtrimin e veprimtarisë nga subjektet financiare jobanka”, duke përcaktuar se forma ligjore e shoqërisë që kërkon të ushtrojë veprimtari financiare si subjekt financiar jobankë ose si institucion financiar i mikrokredisë duhet të jetë shoqëri aksionare, sipas dispozitave të parashikuara në ligjin “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”.

Me rregulloren aktuale, nuk ekziston një detyrim i tillë dhe në fakt pjesa më e madhe e institucioneve financiare jobanka të licencuara janë të organizuara si shoqëri me përgjegjësi të kufizuar. Konkretisht, nga 27 institucione financiare jobanka të licencuara nga Banka e Shqipërisë, 15 prej tyre janë shoqëri me përgjegjësi të kufizuar.

Sipas ndryshimeve në rregullore të propozuara nga Banka e Shqipërisë, subjektet financiare jobanka dhe institucionet financiare të mikrokredisë, të licencuara si shoqëri me përgjegjësi të kufizuar (sh.p.k) nga Banka e Shqipërisë përpara datës 1 shtator 2024, duhet të marrin masat e nevojshme për të përmbushur kërkesën në lidhje me formën ligjore, brenda datës 31 mars 2025.

Sipas ligjit, shoqëritë aksionere kanë kërkesa më rigoroze dhe më të detajuara në lidhje me drejtimin, organizimit dhe strukturat e brendshme. Për këtë arsye, në përgjithësi legjislacioni i sektorit financiar kërkon që subjektet që ushtrojnë aktivitet të këtij të jenë të organizuara në formën e shoqërisë aksionere.

Projektrregullorja e përgatitur nga Banka e Shqipërisë parashikon edhe kërkesa shtesë për dokumentacion, në rastet e zmadhimit të kapitalit ose ndryshimit të strukturës aksionere të shoqërisë.

Subjekti financiar jobankë ose institucioni financiar i mikrokredisë, në rastin e zmadhimit të kapitalit të shoqërisë, duhet të paraqesë në Bankën e Shqipërisë vendimin e asamblesë së aksionerëve për zmadhimin e kapitalit; relacionin shoqërues për rritjen e kapitalit; deklaratën noteriale lidhur me burimin e krijimit të kapitalit, të shoqëruar me dokumentacion justifikues.

Në rastin e ndryshimeve në strukturën e kapitalit, subjekti financiar jobankë ose institucioni financiar i mikrokredisë duhet të paraqesë në Bankën e Shqipërisë aktin për veprimin juridik përkatës (kontratë shitblerjeje, testament), që sjell më pas ndryshimet në strukturën e kapitalit;

vendimin e organit drejtues të shoqërisë për dhënien e pëlqimit për kalimin e pronësisë të aksioneve; relacionin shoqërues për ndryshimet në strukturën e kapitalit; deklaratën noteriale të aksionerit/aksionerëve përfitues lidhur me burimin e krijimit të kapitalit, të shoqëruar me dokumentacion justifikues; vërtetime, për aksionerin/aksionerët përfitues, të lëshuara nga organet

kompetente sipas juridiksionit përkatës, se personi nuk është në ndjekje penale, nuk është në gjykim për vepra penale, nuk është i dënuar penalisht, nuk është në proces ekzekutimi të detyrueshëm për detyrime pasurore të pashlyera, apo që ndaj personit nuk kanë filluar procedura të paaftësisë paguese, të falimentimit ose të likuidimit, etj.

Vërtetimet e lartpërmendura të jenë lëshuar jo më herët se tre muaj nga data e paraqitjes së njoftimit në Bankën e Shqipërisë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular