Të shtëna me armë zjarri raportohen në fshatin Gjonaj të Prizrenit, ku kanë mbetur të plagosur dy persona.
“Në këtë incident janë të plagosur dy persona, njëri me armë zjarri dhe tjetri me mjete të forta dhe të njëjtit janë dërguanë Spitalin Rajonal të Prizrenit”, ka konfirmuar për indeksonline zëdhënësi i policisë rajonale të Prizrenit, Vesel Gashi.
Ngjarja ka ndodhur mbreme rreth orës 19:40, ndërsa autorët e dyshuar të cilët janë në kërkim janë të njohur për Policinë e Kosovës.