Meriton Mjekiqi dhe e dashura e tij, Ilnisa Agolli, janë larguar nga studio e Big Brother Vip mbrëmjen e djeshme, pak pasi moderatori u eliminua nga gara për çmimin e madh.
Të shumta kanë qenë dyshimet dhe komentet e ndjekësve në rrjetet sociale, pasi çifti nuk u pa më i ulur në rreshtin e parë, ku ishin pozicionuar të gjithë ish-banorët e BBV
Siç shihet edhe në foto, Meriton u ul pranë Inisës pasi mbërriti në studio, ndërsa më vonë, siç e vëmë re, ata nuk janë më aty, ndërsa në vendit e tyre janë ulur të tjerë ish-konkurrent
Nuk dihet ende se çfarë e ka shtyrë çiftin të marrë këtë vendin, ama shumë kanë ngritur dyshime për një hatërmbetje të Meritonit karshi produksionit, i cili ishte i pari që u eliminua nga gara, pak minuta pas nisjes së spektaklit.
Kujtojmë se ai arriti në finale bashkë më katër konkurrentë të tjerë, Julian Dedën, Romeo Veshajn, Heidi Bacin dhe Egla Cenon.
Kjo e fundit arriti të rrëmbente çmimin e madh të këtij edicioni dhe të bëhej e para grua që fitonte BBVIP në Shqipëri.